INSIG, fushate agresive marketingu per shitjen
Privatizimi i kompanise shteterore te sigurimeve, INSIG do te kaloje nepermjet nje fushate agresive marketingu me synim rritjen e vlerave te saj. Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ekonomise, Edmond Spaho ne mbrojtje te projektligjit per formulen e re te shitjes se INSIG, ne seance plenare tha dje se, ne tenderin e hapur nderkombetar do te dalin 100 % te aksioneve te kesaj kompanie pas kthimit nga dy institucionet nderkombetare financiare BERZH dhe IFC te 39 % te aksioneve qeverise shqiptare. Nje risi e ndryshimeve ligjore per shitjen e kompanise eshte se, kompanite vendase te sigurimeve do te mund te marrin pjese ne procesin e privatizimit te kompanise shteterore te sigurimeve, INSIG. Per kete qellim INSIG do t'i nenshtrohet nje procesi tjeter tenderi nderkombetar privatizimi, ndersa per blerjen e tij mund te perfshihen ne gare edhe kompani vendase. Ligji i ri per shitjen e kompanise eshte me fleksibel. Nese bleresit e mundshem ofrojne cmime blerjeje nen vleren mesatare, negociohet me ofertuesit per rritjen e cmimit te ofruar. Kriteri i perzgjedhjes se bleresit/bleresve do te jete cmimi, percaktohet ne ligjin e ri. Sakaq cmimi nuk mund te jete me i ulet se vlera mesatare, e percaktuar ne raportin e vleresuesit nderkombetar. Cmimi, sipas percaktimit te ri ligjor duhet te jete me i larte nga ai i ofruar nga bleresit e kualifikuar ne fazat e meparshme te procesit te tenderit te hapur nderkombetar.