E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen"Adami dhe Evelina" nga Ingo Schulze

Perkthyesi i njohur, Ardian Klosi, ka sjelle ditet e fundit nga gjermanishtja, romanin e njohur, perkthyer deri me tani per 20 gjuhe. Perkthimi eshte bere ne kuader te Projektit TRADUKI, ndersa vete autori i librit, Ingo Schulze, do te vizitoje Shqiperine ne janar te vitit 2010 ne kuader te nje udhetimi letrar

Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Per Ardian Klosin ka ardhur radha qe te perktheje dhe nje nga romanet e fundit te letersise bashkekohore gjermane. Ky liber, "Adami dhe Evelina" do te kete prezantimin e perkthimit ne shqip me 27 tetor 2009, ora 18.00 ne Ambasaden Gjermane. Romani mban si autor Ingo Schulze dhe eshte nje nga autoret me te njohur ne letersine bashkekohore gjermane. Ne njoftimin me kete rast thuhet se: Schulze eshte njeri prej shkrimtareve te sotem me ne ze ne Gjermani. Ai e botoi romanin e tij me te fundit "Adami dhe Evelina" nje vit me pare.

Ngjarjet e romanit zhvillohen ne vere te vitit 1989 ne Gjermani dhe Hungari. Adami, rrobaqepesi nga provinca e RDGJ-se ndjek te dashuren e tij Evelinen deri ne liqenin Balaton ne Hungari per te shpetuar lidhjen e tyre. Me pak gjera me vete dhe me shume shpresa protagonistet udhetojne pas hapjes se kufirit me tej ne Austri dhe arrijne me ne fund ne Bavari.

Schulze rrefen me menyren e vet transformimin e botes mbeshtetur ne mitin biblik te mekatit te pare, debimit nga parajsa dhe nostalgjine per t'u rikthyer. Romani i shkruar kryesisht ne forme dialogu pasqyron ne menyre mbreselenese shpresat e rinise se RDGJ-se te asaj kohe. Dhe keto shpresa nuk jane shume te ndryshme nga ato te rinise shqiptare ne vitet 1990-1991. "Adami dhe Evelina" u nominua per cmimin "Deutscher Buchpreis", i cili prej 2005-s vlereson cdo vit romanin me te mire ne gjuhen gjermane. Ky roman eshte perkthyer deri me tani ne 20 gjuhe. Perkthimi i tij ne shqip nga Ardian Klosi mundesohet ne kuader te programit TRADUKI. Ingo Schulze do te vizitoje Shqiperine ne janar te vitit 2010 ne kuader te nje udhetimi letrar.

*/*


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›