E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshehja e pasurisë, Llalla: Drejtësia si ndëshkon zyrtarët

Kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla

Flet kreu i ILDKP: Gjoba pas 31 marsit.

Deklaratat nga foltoret për llogari bankare jashtë shtetit sjanë vërtetuar

Dita e nesërme është afati i fundit për deklarimin e pasurive nga zyrtarët e lartë të administratës. Kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, thotë se drejtuesit më të lartë të shtetit kanë bërë tashmë deklarimin e tyre, teksa shton se pas përfundimit të afatit më 31 mars, do të aplikohet gjoba prej 30 mijë lekësh për ata që kanë shkelur ligjin.
Në një intervistë për gazetën Panorama ai flet edhe për punën e institucionit që drejton në kontrollet në llogaritë bankare të zyrtarëve jashtë shtetit.
Zoti Llalla, kjo është java e fundit kur zyrtarët e lartë duhet të deklarojnë pasurinë. Nga të dhënat që keni ju, në çmasë është bërë deklarimi i pasurive deri tani? Çfarë masash do të merren nëse tejkalohet ky afat?
Rreth 4800 zyrtarë të nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues kanë detyrim të plotësojnë dhe të dorëzojnë formularin e deklarimit të pasurisë deri më 31 mars 2012 për ndryshimet që kanë pësuar interesat e tyre private gjatë vitit 2011 vetë subjektet, si edhe personat e lidhur me ta, të cilët janë, sipas ligjit, bashkëshorti/ja e fëmijët madhorë brenda dhe jashtë certifikatës familjare. Pra, subjektet duhet të plotësojnë rubrikat përkatëse të dokumentit ligjor për shtesat ose pakësimet e pasurive të tyre gjatë vitit të kaluar. Në rastin e shtesave, duhet të përcaktohet qartë burimi financiar që ka shërbyer për krijimin/zgjerimin e tyre. Gjithashtu, deklarohen të ardhurat e krijuara gjatë vitit 2011 nga pagat, qiradhëniet, interesat e llogarive bankare etj., si edhe detyrimet financiare që kanë dhe ato që kanë shlyer, si kredi, huamarrje, borxh etj. Për shifra të sakta të procesit të dorëzimit të deklaratave të pasurisë preferoj të shprehem në përfundim të afatit ligjor. Gjithsesi, mund tju them që këto ditë fluksi i formularëve të mbërritur në ILDKP është me të vërtetë shumë i lartë. E veçantë është se thuajse të gjithë zyrtarët e lartë e kanë plotësuar detyrimin ligjor. Për çdo zyrtar që tejkalon afatin ligjor, 31 mars, në bazë të ligjit, zbatohen sanksionet administrative, të cilat arrijnë deri në 30 000 lekë të rinj. Gjithashtu, masa administrative shoqërohet me publikimin në media të emrave të zyrtarëve që shkelin afatet ligjore. Nga përvoja e viteve të kaluara ka rezultuar se afati i dorëzimit është shkelur kryesisht nga zyrtarët lokalë të zonave periferike të Shqipërisë. Ndërkohë që rreth 98% e subjekteve e respektojnë kufirin maksimal kohor, çka dëshmon për ndërgjegjësimin e tyre në lidhje me respektimin e dispozitave ligjore.
Ju drejtoni ILDKP-në që nga tetori 2008. Nga kjo periudhë, cili është zyrtari i lartë që ju keni kapur me shkelje dhe në çfarë shumë bëhet fjalë?
Inspektorati i Lartë administron dy ligje shumë të rëndësishme në fushën kundër korrupsionit: ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive dhe ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave. Të dyja këto ligje kanë penalitetet përkatëse administrative, disiplinore dhe penale. Në mënyrë të përmbledhur për të dyja ligjet, Inspektorati i Lartë ka evidentuar shkelje ligjore në zyrtarë në nivele: ministra, deputetë, zv.ministra, sekretarë të përgjithshëm në institucione qendrore, gjyqtarë dhe prokurorë. Duke iu referuar interesit të opinionit publik lidhur me rastet e fshehjes së pasurisë, zyrtarët e lartë të konstatuar në shkelje të ligjit janë të nivelit: gjyqtar, prokuror, sekretar i përgjithshëm dhe drejtorë drejtorie në ministri. Nga ana tjetër, janë konstatuar edhe zyrtarë lokalë, të cilët, për nga pozicioni, nuk renditen te funksionet e larta shtetërore, por nga shifrat e mëdha të pasurisë së fshehur ose të padeklaruar është vërtetuar se kanë mundësi abuzimi shumë të mëdha.
Keni ngritur disa herë shqetësimin e zyrtarët e fshehin pasurinë jashtë shtetit. Nga e keni ju këtë informacion dhe si mund të ndërhyhet në ligj që të zgjidhet ky problem? Në çfarë shifrash pasurie dyshohet se fshihet jashtë shtetit?
Fshehja e pasurisë jashtë shtetit është një problem permanent, e cila ka vështirësi të mëdha për tu zbuluar. Nga ana ligjore, kjo çështje nuk ka asnjë pengesë, por problemi qëndron në faktin se nuk sigurohet informacion mbi vende apo banka konkrete ku dyshohet se fshihen këto pasuri. Për të investiguar pasuri që mendohet se fshihen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kërkohet një koordinim më i madh mes institucioneve ligjzbatuese dhe ato të krimit ekonomik. Deri tani, Inspektorati i Lartë ka kryer disa hetime jashtë vendit me iniciativë të tij. Realisht, në ato pak raste, kur kemi pasur mundësi të hetojmë në një objektiv të mirëpërcaktuar, nuk janë vërtetuar dyshimet e ngritura nga burime të ndryshme, kryesisht nga deklarata në foltore publike.
Në këto katër vite, sa ka qenë numri i zyrtarëve të lartë që i keni çuar në Prokurori dhe sa nga këto raste kanë përfunduar në Gjykatë? A ka një problem mes dy institucioneve, apo është problem ligjor fakti që një numër i vogël çështjes që përfundon në gjykatë?
Në periudhën që unë drejtoj Inspektoratin e Lartë janë dërguar në organin e Prokurorisë rreth 70 zyrtarë, nga të cilët një pjesë për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe pjesa tjetër për refuzim për deklarim të pasurisë. Nëse u kthehemi shifrave në retrospektivë, mund të them se bilanci i trajtimit të tyre nga organet e drejtësisë, për Inspektoratin e Lartë, nuk ka qenë në nivelin e kënaqshëm. Në vitet e kaluara, Inspektorati i Lartë ka ngritur shqetësimin se çështje të ndryshme, me ndjeshmëri publike, nuk kanë marrë ndëshkimin e duhur ligjor nga Prokuroria ose, më tej, nga gjykata. Për vitin 2011, Inspektorati i Lartë ka konstatuar një ndërgjegjësim në rritje nga organet e drejtësisë për ndjekjen dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të zyrtarëve që janë evidentuar në shkelje nga institucioni ynë. Gjithsesi, mendoj se organi i Prokurorisë dhe më tej gjykata kanë mundësi të dëshmojnë më shumë vendosmëri në zbatimin e ligjit përballë zyrtarëve të korruptuar. Aktualisht ekziston një frymë pandëshkueshmërie në radhët e zyrtarëve, çka është në dëm të madh të imazhit të shtetit ligjor në Shqipëri. Inspektorati i Lartë, brenda hapësirës së tij ligjore, do të vazhdojë të japë kontributin e tij në këtë drejtim. Shpresojmë se edhe sistemi i drejtësisë do të jetë më i angazhuar për forcimin e luftës kundër korrupsionit, duke filluar së pari në radhët e tij.
Në opinionin publik duket se ka dy perceptime: së pari perceptohet sikur ministrat dhe deputetët kryesisht deklarojnë vetëm rrogën e tyre apo të bashkëshorteve; dhe së dyti, perceptohet se niveli i korrupsionit në këtë kategori është shumë i lartë. Si do tia arrini ju që të fitoni besimin e publikut në këtë drejtim?
Duhet të kemi parasysh se perceptimi dhe fakti real, pavarësisht se në rastin e korrupsionit në Shqipëri ecin në të njëjtin drejtim, jo gjithmonë kanë të njëjtën gjatësi vale. Problemi, në opinionin tim, qëndron në faktin se shumë qytetarë ankohen për korrupsionin, por jo të gjithë ndjekin rrugën institucionale për ti zgjidhur shqetësimet e tyre. Në fakt, pranë Inspektoratit të Lartë mbërrijnë shpesh denoncime për raste abuzimi të zyrtarëve me postin publik. Institucioni i trajton me përparësi këto çështje dhe, në disa raste ka marrë masa ndëshkuese ose ka kërkuar nisjen e procedimit penal. Shkelje të ligjit për çështje të referuara nga publiku janë konkluduar me sukses në rastet kur qytetarët kanë sjellë të dhëna ose dyshime konkrete për fshehje pasurie apo për përf

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›