Fyle takon Bregun: Mos humbisni më kohë

Bregu e Fyle
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, u takua dje në Bruksel me komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fule ku i dorëzoi edhe Planin e Veprimit. Në konferencën për shtyp Fule tha se Mora siguri të reja se Shqipëria nuk do të humbë më kohë dhe se do të përparojë në të gjitha veprimet e nevojshme, për të arritur një masë kritike rezultatesh në të gjitha fushat. Këto ndryshime duhet gjithashtu të përfshijnë përfundimin pa pengesa të reformës zgjedhore dhe të rishikimit të rregullores së Parlamentit, gjë që do të shtronte rrugën për progres në fusha të tjera gjithashtu. Ndërsa Bregu theksoi se Plani i Veprimit, të cilin e kemi dorëzuar pranë Komisionit Europian, është vlerësuar jo vetëm si një dokument pune i mirë, por edhe për faktin se gjatë rishikimit të tij është përmbushur ose plotësuar një nga sugjerimet edhe të komisionerit Fyle, që është gjithëpërfshirja. Sipas saj E rëndësishme është që në këtë proces, ne të kemi mbështetjen e Komisionit Europian; nga ana tjetër, do të duhet që të rilançojmë një proces ku të shpjegojmë këtë atmosferë bashkëpunimi për vendet anëtare, sepse i kemi bërë dëm vetes për dy vjet me politikën e bojkotit, më shumë sesa kushdo tjetër, mund ti kishte bërë dëm Shqipërisë. Gjatë pasdites, Ministrja Bregu mbajti një fjalë me temë Shqipëria dhe BE: arritje, sfida dhe e ardhmja në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer.