Fshehtësitë e abazhurit, si duhet ta përzgjedhim, sipas formës dhe ngjyrës
Forma, materiali dhe ngjyra e abazhurit tuaj e vendosin intensitetin e dritës në hapësirën e dhomës dhe cila pjesë e saj do jetë e ndriçuar. Para se të blini një të tillë duhet të vendosni se çfarë nevoje llamba duhet të plotësojë: nëse duhet të ndriçojë të tërë hapësirën e dhomës apo në mënyrë diskrete vetëm një pjesë të saj.
Modelet
Konusi është i përshtatshëm për dhomat e fjetjes, sepse jep dritë poshtë e cila të ndihmon gjatë leximit. Katërkëndëshi është zgjedhje e mirë për t’i dhënë dritë hapësirës më të madhe të dhomës. Abazhur nga pëlhura – këta abazhurë përshtaten pothuajse në të gjitha hapësirat e dhomës. Intensiteti i dritës varet nga materiali dhe ngjyra. Abazhur nga qelqi lëshon dritë të fortë në të gjithë hapësirën. Ata që mund të kenë qelq të dekoruar mund të jenë të përshtatshëm për atmosferë më intime. Pehar – drita refuzohet nga pjesa e mbyllur e abazhurit në formë pehari dhe drejtohet vetëm nga lartë.
Ngjyrat
Abazhurët e verdhë, ata me ngjyrë bezhë dhe nijanset e kafesë emitojnë dritë që është ideale për atmosferë më të ngrohtë dhe prandaj preferohen për hapësira më intime si dhoma e fjetjes. Abazhuri nga qelqi i bardhë krijon dritë të qartë dhe të pastër dhe mund t’ju shërbej gjatë punës që mund të keni në tavolinën tuaj gjatë mbrëmjes. Ngjyra e gjelbër dhe e kaltër numërohen si ngjyra të ftohta dhe emitojnë ashtu lloj drite: të errët dhe të ftohtë.
Studimi
Lulet në shtëpi ulin nivelin e stresit
Lulet në ambientet e shtëpisë jo vetëm që janë në gjendje të ruajnë shëndetin e atyre personave që jetojnë në ambiente të mbyllura, por ndihmojnë edhe në reduktimin e nivelit të stresit falë veprimit të tyre pastrues. Dihet se dekoracionet me lule e bimë brenda ambienteve të shtëpisë nuk kanë një rol parësor prej elementi zbukurues, por janë filtra të ajrit që thithim. Ndërkohë, një studim i kryer nga Universiteti i Georgia-s konfirmon vlerën e luleve që mbajmë në shtëpi dhe zyrë. Sipas studimit, disa lloj lulesh janë në gjendje që të eliminojnë nga ajri, përbërje organike fluturuese, të cilat bashkë me substanca të tjera në ambiente janë përgjegjës për alergjinë, shqetësimet kronike dhe sëmundje të tjera. Ndotja në ambiente të mbyllura në jo pak raste është 12 herë më shumë se ndotja jashtë. Pasi janë analizuar 28 bimë zbukuruese të zakonta, kërkuesit zbuluan më të fuqishmet për të pastruar ajrin që janë dredhka angleze (bima kacavjerrëse nëpër mure), lulja e dyllit dhe fieret.
Këshilla për një rregullim sa më të bukur të shtëpisë
Me gjasë se shumica prej jush tanimë kanë përfunduar pastrimin e përgjithshëm pranveror të shtëpisë. A ka më mirë sesa të jetosh në një shtëpi të pastër. Por, megjithatë diçka ju mungon? Mos u dëshpëroni, pasurojeni shtëpinë tuaj me disa detaje, duke futur pranverën edhe deri te skutat më të thella të shtëpisë.
Stolisni muret dhe sipërfaqet e tjera
Në shumë librari mund të gjeni foto të ndryshme dekorative, që ngjiten. Zgjidheni ndonjë foto të bukur, me ndonjë dekor luleje dhe stoliseni një pjesë të murit, apo dyerve të ormanit, ose edhe të elementeve të kuzhinës.
Për një fillim të mirë të ditës
Kafenë e parë të mëngjesit pijeni nga filxhanët e rinj me motive lulesh. Do të shihni se, në këtë mënyrë, do të zgjoheni më shpejt dhe më mirë, kafeja do të ketë shije më të mirë dhe më lehtë do të përgatiteni për obligimet ditore.
Perdet me lule janë në modë
Në mënyrë që shtëpia juaj të ‘lahet’ në rreze të diellit, largoni perdet e rënda e të errëta dhe vendosni perde më të lehta. Edhe mobilet mbuloni me mbulesa më të lehta, duke i larguar qebet e dimrit.
Zbukurojeni kuzhinën
Policat e kuzhinës freskojini me kuti të reja për kafe, sheqer dhe mëlmesa, me ç’rast do të kënaqeni më shumë gjatë gatimit. Sa herë që të përdorni këto kuti, ato do t’ua rikujtojnë pranverën, e cila kështu është futur edhe në shtëpinë tuaj. Kjo me siguri se do t’ua rrisë disponimin.
Jastëkët ngjyra-ngjyra
Largoni jastëkët e trashë dimëror, si dhe qebet e trasha, të cilat kanë qenë aq të dobishme gjatë dimrit. Në kauçët e sallonit dhe dhomave të tjera qitni qebe të bukura, mbi të cilat mund të qitni jastëkë të ngjyrave të ndryshme.
Freskojeni shtëpinë më lule
Freskojeni shtëpinë me një vazo të bukur me lule. Tavolina juaj thjeshtë do të shkëlqejë, e ju do ta keni një vend për mbajtjen e luleve të cilat i keni mbledhur gjatë shëtitjes apo që i keni blerë.
Për momente romantike
Kur doni që të bëni një atmosferë romantike në shtëpi, aleati më i mirë juaji do të jenë qirinjtë dekorativë me motive të luleve. Përcaktohuni për qirinj me nuanca të lehta, pastele. Mund të përdorni edhe ndonjë qiri të vërtetë dhe kështu përshtypja romantike do të jetë e plotë.
1 Maj 2010