E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK fton për bashkëpunim PD

Deputeti i PDK-së, Frrok Gjini, i ka bërë thirrje Kryeministrit Berisha dhe mazhorancës që të rishikojnë bashkëpunimin me PDK-në, Kjo thirrje është bërë dje në sallën e Kuvendit, ku deputeti Gjini i kujtoi mazhorancës dhe Kryeministrit se tashmë, pas prishjes së bashkëpunimit me PS-së, pra pas marrjes fund të muajit të mjaltit mes tyre dhe nëse i duhet vota për miratimin e reformës në drejtësi, të rishikohet aleanca me PDK-në. Konsensusi i demokristianëve, sipas Gjinit, jepet me një kusht që të rishikohet marrëveshja e bashkëpunimit mes dy partive, PD-së dhe PDK-së. Pas largimit të Nard Ndokës nga posti i ministrit të Shëndetësisë, marrëdhëniet midis dy partive aleate u prishën, duke shkuar deri aty sa akuzat ndërmjet tyre nuk reshtën për asnjë moment. Në seancën e shkuar, deputetët e PDK-së ishin mjaft të ashpër ndaj Kryeministrit, i cili, sipas tyre, po bën pazare me PS-në për shkatërrimin e partive të vogla.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›