Fshehu pasurinë, hetim oficerit të Tatimeve
TIRANE - Ndjekje penale Inspektorit të Policisë Tatimore të kryeqytetit, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë dhe të ardhurave personale të tij, për dy vitet e fundit. Rrahman Sulejmanaj, 50 vjeç, banues në Tiranë, është marrë në ndjekje penale nga policia e kryeqytetit, pas referimit në zyrat e saj të dokumentacionit përkatës nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive. Lajmi është bërë i ditur për gazetën "Panorama", nga burime zyrtare të policisë së Tiranës, të cilët pohuan procedimin penal ndaj funksionarit të Tatimeve të kryeqytetit. Sipas tyre, Rrahman Sulejmanaj, akuzohet për veprën penale të shmangies së deklarimit të të ardhurave personale për vitin 2007. Një veprim i tillë mësohet se është kryer edhe më parë nga i dyshuari. Ai është thirrur disa ditë më parë në ambientet e policisë së Tiranës, nga oficerët e antikrimit eko-nomik, të cilët e kanë marrë në pyetje. Gjithashtu këta të fundit i kanë komunikuar oficerit të Policisë Tatimore, inspektor i një prej zonave të kryeqytetit, se ishte i akuzuar për mos deklarimin e pasurisë së tij pranë inspektoratit përkatës. Një veprim i tillë, mësohet se duhej të bëhej në mënyrë të detyrueshme nga oficeri Sulejmanaj, pasi ai ishte organikë e Task- Forces së Tatimeve. d.b