Më thuaj kur ke lindur, të të them sa rrezikon astmën
Sipas një studimi amerikan, propabiliteti për t’u bërë astmatikë varet nga muajt e vitit në të cilit ke lindur. Tina Hartert, drejtoreshë e Qendrës së Kërkimeve mbi Astmën pranë “Vanderbilt University”, sapo ka përfunduar një studim ku ka treguar se si fëmijët e lindur në vjeshtë, kanë një risk më të lartë për t’u bërë astmatikë, sesa fëmijët e tjerë që kanë lindur në stinë të tjera të vitit. Sipas autores së studimit, bëhet fjalë për një studim që kryhet për herë të parë mbi lidhjen që ekziston mes astmës dhe stinës së vitit kur ke lindur. Sipas saj, të lindësh gjatë muajve që arrihet piku i virozave të stinës, ndikon në shtimin me 30 % të riskut për shfaqjen e astmës. Për të arritur në këto rezultate, studiuesit amerikanë kanë studiuar të dhënat e rreth 95 mijë fëmijëve dhe të nënave të tyre. Të gjithë fëmijët riskonin bronkolit, një infeksion i mushkrive që shkaktohet nga VRS (një lloj virus respirator), por fëmijët që kishin lindur gjatë muajve të vjeshtës kanë qenë më të predispozuar se të tjerët. “Ajo që është e sigurtë është se një fëmijë mund të jetë pak a shumë i predispozuar gjenetikisht për astmë, por disa faktorë ambjental, si dhe infeksionet vitrale të dimrit, mund të të aktivizojnë këto gene dhe të rrisin propabilitetin që i vogli të vuajë nga astma”, ka shpjeguar Hartert në “American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine”. Këshilla që jepet në këto raste është: duke u nisur nga muaji i lindjes, është mirë që një i rritur me grip apo ftohje, të qëndrojë larg të sapolindurit, për të shmangur në maksimum kalimin e virusit.