E Diel, 1 Nëntor 2026

Dje shqiptarët, sot maqedonasit protestë përpara Kryeministrisë në Shkup

Në Shkup sot janë paralajmëruar protesta para Qeverisë nga grupe qytetarësh maqedonas.Protesta e organizuar nga grupi i ashtuquajtur “Protesta para Qeverisë” do të mbahet pasdite para Qeverisë dhe ajo do të jetë si kundërpërgjigje për protestat e djeshme të shqiptarëve dhe për zbardhjen dhe dënimin e shpejtë të autorëve të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
 

Sipas mesazheve të bëra nëpërmjet rrjeteve sociale, ky organizim do të jetë në formën e kundërprotestës kundër shqiptarëve. Në këtë profil virutal të internetit nuk kanë shpëtuar fyerjet e rënda antishqiptare dhe antifetare.

Protestuesit maqedonas kanë bërë thirrje për masivitet në këtë protestë. Protesta vjen një ditë pas protestave të shqiptarëve të organizuara në Shkup dhe qytete tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›