E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshesa në administratën publike, dëshmi e zakoneve dhe veseve të vjetra të Edi Ramës

25-07-2013 / Gazeta 55

Reagon PD pas prezantimit të organigramës me 19 ministra të Edi Ramës 

Pas prezantimit të strukturës së re të qeverisë nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, Partia Demokratike e denoncoi atë, duke e quajtur “faturë të kripur të qeverisë”. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Gerti Bogdani deklaroi se, “ Edi Rama faktoi se pazari për ndarjen e gjahut të 23 qershorit do të rëndojë dhimbshëm mbi xhepat e shqiptarëve. Pavarësisht prej përpjekjes amatore për të fshehur fryrjen e pashembullt të shpenzimeve, fatura e kripur e këtij projekti anti institucional, është zullumi i radhës i koalicionit të mashtrimit për shqiptarët dhe vendin. Ky koalicion vendos rekordin historik si i vetmi sot në botë që po nis punën jo duke shkurtuar, por duke rritur koston financiare të qeverisjes që ditën e tij të parë”. Sipas tij, Edi Rama se me projektin e tij qeverisës, parashikon pushime masive nga puna të administratës dhe një faturë të kripur, që sipas saj do të rëndojë në kurriz të shqiptarëve. “Kryesocialisti konfirmoi edhe projektin e spastrimit dhe fshesës mbi administratën publike duke dëshmuar mendësinë e zakoneve dhe veseve të vjetra. Edi Rama është i vetmi politikan në Europë që e nis punën duke projektuar pushime masive të punonjësve të administratës publike dhe zëvendësimin e tyre me militantë të rekrutuar në zyrat e PS-së. Partia Demokratike denoncon fshesën anti-institucionale kundër administratës publike si dhe mekanizmin e grabitjes së taksapaguesve shqiptarë nëpërmjet fryrjes shokuese të numrit të ministrive. Partia Demokratike është e vendosur të mbrojë me çdo mjet ligjor dhe politik qytetarët shqiptarë nga abuzimi me taksat e tyre dhe punonjësit e administratës publike nga fshesa anti-ligjore e paralajmëruar”, theksoi ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›