E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Transporteve në shërbim të betoneve të Vangjush Dakos

25-07-2013 / Gazeta 55

Edi Rama shtoi plot 5 ministri në kabinetin e ardhshëm qeveritar, për të kënaqur interesat e biznesmenëve pranë tij. Një ndër to është edhe ndarja e Ministrisë së Transporteve dhe Punëve Publike në Ministri të Transportit dhe Infrastrukturës si dhe atë të Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës duket si një dikaster i projektuar për interesat e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos i cili mësohet se po insiston fuqishëm me grupin e tij të lobistëve të betonizimit, për të shtirë në dorë dikasterin e përfolur. Arsyet e këtij insistimi janë të kuptueshme dhe dihen. Gjushi i betonit ka krijuar tashmë klientelën e tij të betonizimit në të gjithë qytetin e Durrësit, duke mos kursyer as vijën bregdetare dhe nëpërmjet Ministrisë së Transporteve ai jo vetëm përligj ndërtimet e paligjshme, por njëherazi zgjeron hartën e betonizimit përtej Tiranës dhe Durrësit. Sigurisht që, mënyra sesi Edi Rama i fitoi zgjedhjet, po nëpërmjet këtij grupi biznesmenësh që nuk kursejnë asnjë copë tokë pa e shndërruar në beton, të cilët krijuan precedentin e shit-blerjes së votave, në këmbim të mbushjes së thasëve me vota, sot po kërkojnë shpërblimet e tyre. Gjushi i betonit është vetëm njëri prej tyre që po insiston fuqishëm edhe me mjete presioni, për të zgjeruar aktivitetin betonizues. Të gjitha dikasteret e Ramës, edhe ato të sajuarat nga hiçi, janë të destinuara të vihen në shërbim të klientelistëve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›