E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrorizmi, 24 oficere te gatshem per ta parandaluar

Tirane-Fale nje kursi trainimi te financuar nga ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane, 24 oficere te policise do te jene te gatshem per te kontribuuar ne luften kunder terrorizmit. Pjesemarresit qe kryen kete kurs, jane aftesuar te identifikojne informatore potenciale te terrorizmit, te perdorin survejimet per te gjetur vendndodhjen, vendet e grumbullimit te terroristeve, te intervistojne te dyshuar dhe deshmitare ne hetime qe kane lidhje me terrorizmin, te kuptojne metodat e financimit, te zhvillojne nje sistem te dhenash per te gjurmuar informatoret dhe per te verifikuar informacionin e informatoreve. Ne ceremonine e diplomimit te 24 oficereve te policise, mori pjese edhe Ministri i Brendshem i sapo emeruar ne detyre Lulzim Basha, si dhe zv/ambasadorja e SHBA-se ne Tirane, Deborah Xhons. Ministri Basha tha se lufta kunder terrorizmit eshte nje platforme, ku bazohet bashkepunimi mes te dy vendeve. "Terrorizmi eshte nje rrezik global, i cili nuk eshte i izoluar, por i lidhur ngushte me krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme", u shpreh ministri Basha. "Ne, theksoi ai, duhet te kontribuojme dhe te luftojme te gjithe bashke ne front te gjere". "Ky kontribut ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne permbushjen e angazhimeve tona per perfitimin e levizjes se lire te qytetareve shqiptare", u shpreh ne Ministri i Brendshem Basha. Ndersa zv. ambasadorja amerikane Deborah Xhons, siguroi se ambasada e SHBA-se dhe qeveria amerikane do te vijojne mbeshtetjen per permiresimin e kapaciteteve dhe fuqizimin e burimeve njerezore te Policise se Shtetit.

L.Koraqi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›