E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshiheshin në Athinë, ekstradohen dy të dënuar

Tiranë- Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën kanë ekstraduar sot drejt Tiranës, dy shtetas, që ishin dënuar në mungesë dhe i fshiheshin prej kohësh drejtësisë.

“U ekstradua një 38-vjeçar nga Fieri, i dënuar më parë nga drejtësia shqiptare, me 10 vjet heqje lirie, për vrasje të mbetur në tentativë, si dhe një 28-vjeçar nga Elbasani, i dënuar më parë me 10 vjet heqje lirie për vjedhje me armë, e kryer në bashkëpunim”- thanë burimet nga policia e Tiranës.

Sipas të njëjtit burim, ekstradimi i shtetasit Dritan Ziu, 38-vjeç, lindur në Fier, u bë sepse për të, gjykata e Fierit kishte dhënë dënimin me 10 vjet heqje lirie që në vitin 2001.

Ndërkohë, që ekstradimi i shtetasit Marjol Brisku, 28-vjeç, lindur në Elbasan, u bë pasi, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit të Durrësit, të vitit 2000, ky shtetas është dënuar me 10 vjet heqje lirie, vjedhjes me armë, kryer në bashkëpunim.

Në Aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë, të ekstraduarit iu dorëzuan autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithëshme të Burgjeve, për vuajtjen e dënimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›