Pranga dy te rinjve tutore minorenesh per prostitucion
Dy te rinj te tjere nje djale dhe nje vajze jane arrestuar nga policia e kryeqytetit ne vazhdim te operacionit Liqeni ku u godit nje grup qe shfrytezonte adoleshente per prostitucion. Dje policia e kryeqytetit ne vazhdim te ketij operacioni arrestoi 21-vjecarin Faket Jashar Begani adoleshenten 17-vjecare me iniciale K. V. Dy te arrestuarit mendohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin per nje periudhe 6-mujore kane shfrytezuar per qellime prostitucioni tri vajza nga te cilat dy ishin 17-vjecare dhe nje 21-vjecare. Gjate ecurise se zhvillimit te ketij hetimi eshte regjistruar procedimi penal ne ngarkim te tyre i cili eshte ndjekur me metoda speciale hetimi. Kapja e dy te rinjve u be dje prane Ures se Treshit. Nga hetimi i bere deri me tani ka rezultuar se klientet siguroheshin nga Faket Begani bashke me Elis Tafen dhe Emiljano Rrapushin tashme te arrestuar me qellim shfrytezimin e tyre kundrejt pageses ne hotele te ndryshme ne Tirane.