Fshihte në makinë 93 kg drogë, arrestohet

Kapshticë, 30 mars, NOA Përpiqej të kalonte kufirin shqiptar në pikën doganore të Kapshticës, me një makinë në të cilën fshihte 93 kilogramë bimë narkotike e llojit marijuanë, e cila ishte vendosur në 90 pako të mbështjella me natriban
Por është identifikuar nga forcat e kufirit, duke u ndaluar menjëherë dhe duke marrë në sekuestrim gjithë sasinë e drogës që kërkonte të transportonte në mënyrë ilegale.
Fjala është për 53-vjeçarin Todi Bozo, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, i cili pas një kontrolli të ushtruar në pikën e Kapshticës, u zbulua se fshihte drogë në kamionin e tij të markës DAF, me targë TR 6772 F, me ngjyrë të bardhë.
Janë kryer veprimet e para proceduriale për veprën penale të Trafikut të Narkotikëve, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe materialet proceduriale do ti kalohen prokurorisë së Krimeve të Rënda.
n.e/NOA