E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshirja e historisë me gomën e politikës

Prof. Asoc. Dr. Myslim Pashaj  

Në rrjedhën e kësaj fushate elektorale ku  si personazh kryesor, kërkon me insistim të  jetë i vetëm dhe i shenjtëruar, Sali Berisha  i Sundimit, një psikozë histerie transmetohet edhe në bashkësinë e shqiptarëve që  shkojnë “pas berishajt…” Mirëpo ka pjesë  të kësaj bashkësie që kujtohen se bartet  edhe një kujtesë e historisë që nuk duhet  harruar, pavarësisht se në cilat shkallë ajo, e ka ndjerë trysninë dhe ndikimin e sistemeve shoqërore apo ideologjive.

Kësillojshëm i ka ndodhur edhe një komuniteti  skënderbegasish, të cilët kanë moshën e  Berishës së Sundimit dhe së bashku me  të ndajnë edhe kontributet në atë sistem  që shkoi (edhe pse nuk janë të barabarta!),  por që duhen vlerësuar me qetësi dhe ma- turi. Mund të hapen udhët e fushatës së eth- shme të flamujve, sharjeve dhe “hosanarave”  podiumeve, fjalimeve tërë shkumë, por nuk  mund të hapen dyert e një shtëpie të ku-jtimit për skënderbegasit që mbushin 50  vjet nga matura e Shkollës “Skënderbej”.  

Atyre iu mbyll dera e Qendrës Kulturore të  Forcave të Armatosura dhe çelësat e saj i  mban Imami dhe “Imamët servilë të Min- istrisë së Mbrojtjes”. Ata mund të përdorin  mjete, deri helikopterë për qejf dhe fushatë,  ata mund të ofrojnë salla dhe lektoriume, ata  mund të dekretojnë shkarkim gjeneralësh,  shkatërrim institutesh, ata mund të mbulojnë  Gërdecin, sakatimin thelbësor të vlerave të  FA dhe 21 janarin, gjithashtu, por nuk kujtohen, se kanë në dorë edhe trajtimin dhe  vlerësimin e burimeve njerëzore në histori,  pavarësisht se në cilin sistem kanë qenë  këto kontribute.

Sa dëm i bëhet çështjes  kombëtare, qasjes për njëjtësim shpirtëror  të të gjithë breznive, duke ndarë gjithnjë me  kujdes se ku ka qenë metastaza e krimit që  polli komunizmi në Shqipërinë e prapambetur, por duke ruajtur me dinjitet vlerat ashtu  si e bëjnë kudo në ish vendet komuniste të  Lindjes.

Berisha i Sundimit i përfshirë nga  kompleksi i sëmundjes së shpirtit, teksa  kujton se ka qenë pjesë nga më e epërmja  e kohës komuniste, dhe Sekretar Partie, na  dëshmon këto ditë se kriza që ai prodhon  rreth e rrotull, kur kërkon në një farë mënyre  “të shenjtërohet” kjo derëkyçje, doemos që  ka shkaqet e veta psikike. Po jo më pak dhe  “Imamët politikë të FA” .  

Shënim: Për shkak të specifikës së temës që  trajtohet shkrimi i mësipërm është shkëputur nga profili në FB i autorit Myslim Pashaj. 


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›