Kërcënimi taleban i një të çmenduri për pushtet
Mbarë populli shqiptarë i kudo gjendur këtu në Shqipëri,Kosovë dhe diasporë, kanë mbetur të shokuar nga çmenduria e të sëmurit psiqik të Partisë Socialiste Edvin Rama, në takimet me elektoratin socialist në kuadrin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 Qershorit. Porse në kulmin e kësaj aventure politike, skizofrenia e tij do të arrinte deri atje sa të kërcënonte me mënyrat “talebane” kundërshtarin politik, kjo nuk ishte menduar as nga skeptikët më të mëdhenj. Me daljen në skenën politike të këtij skizofreni, pa përjashtim të gjithë njerëzit që e kishin dëgjuar dhe takuar,kishin konstatuar defekte psiqike të rënda në sjelljet dhe marrëdhëniet me njerëzit. Këtë konstatim e përforconte më tej edhe e kaluara e tij që në adoleshencen e hershme me raporte mjekësore të mjekëve psikiatër,e kishin mjekuar për një kohë të gjatë por pa sukses për t’u shëruar. I gjithë opinioni e ka parë dhe dëgjuar në një takim elektoral në Klos, kur një person dukej në gjendje të dehur dhe ishin baras me Ramën në shkallën e marrëzisë dhe ju drejtua Ramës. -Duhet ta kisha vrarë me plumbin ballit Sali Berishën! -Merre në nishan mirë se ka antiplumbin - e inkurajon më tej Edi Rama njeriun monstër. Dhe e shoqëron monstrën me mendësi kriminale, duke hapur gojën sa një kamare, duke lëshuar një haaahaaa të tejzgjatur. Gjatë të gjithë zhvillimit të kësaj fushate, Edi Ramës ju ka fantaksur ndoshta edhe kur flinte në gjumë, “antiplumbi i gjyshit”. Në gjykimin e tij ndoshta për ta eliminuar kundërshtarin politik, ishte pengesë “antiplumbi”, që i dukej se kishte veshur Kryeministri i vendit. Po përse ju bë gangrenë ky “antiplumb” të sëmurit psiqik të Partisë Socialiste? Menjëherë pas këtij skandali edhe disa TV të komanduara nga Edi Rama, u aktivizuan në një fushatë shpifjesh dhe sloganesh me thirrje të tilla duke e kërcënuar Berishën “se do të ketë luftë civile”, nënkupto nëse do të fitojë zgjedhjet Sali Berisha dhe Partia Demokratike. Si mundet të konsiderohet një fushatë e qetë dhe normale një fushatë e tillë elektorale, kur e majta ish-komuniste është aktivizuar në mendësitë bolshevike të marrjes së pushtetit me anën e dhunës dhe të violencës. Partitë komuniste që bëjnë pjesë në koalicionin e drejtuar nga Partia Socialiste,shkojnë edhe më tej në agresionin e tyre me kërcënimin kundër demokracisë. -Nëse do të fitojë Sali Berisha, neve do të rrëmbejmë pushkën dhe do të dalim malit si partizanët,-kërcënojnë komunistët. Dhe në unison me këto falanga terroriste bolshevike, është edhe Edi Rama, i cili në vend që të distancohet nga këto deklarata agresive kundër demokracisë dhe shtetit ligjorë, inkurajon këto veprime terroriste. Po shihet qartë se Edi Rama nuk ka hequr dorë nga mendësia bolshevike për marrjen e pushtetit me anën e forcës. Veprimtaria e tij kundër demokracisë shtrihet në kohë. Çdo shqiptarë e ka akoma të freskët se vetëm një natë para ngjarjeve të 21 Janarit me sulmin kundër Kryeministrisë, Edi Rama do të deklaronte se “ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi ne qoftë se populli opozitarë do të tejkalojë në veprime të pa kontrolluara”. Dhe paterica e tij e krisur nga mëndja dhe koha e pleqërisë, i matufosuri Spartak Ngjela, do të deklaronte se “nuk janë asgjë 300 apo 30 mijë të vrarë vetëm të rrëzojmë Berishën”. Këto deklarata u morën seriozisht nga qytetarët e Tiranës. Atë ditë Tirana pothuajse ishte e boshatisur. Shumica e dyqaneve ishin të mbyllura. Njerëzit prisnin me ankth se diçka e trishtuar do të ndodhte. Tirana u distancua nga i sëmuri psiqik i Partisë Socialiste. Ashtu siç edhe ndodhi në të vërtetë. Edhe Ambasadat e huaja kishin njoftuar shtetasit e tyre të kishin vëmendjen dhe të mos kalonin në zona të caktuara të Tiranës. Edvin Rama si një mullarë që prêt të mbushet me kashtë, por që në të vërtetë me kashtë ishte e mbushur koka e tij e çmendur, ishte ngulur tek Ura e Lanës në mes të turmave jakobine dhe priste me pa durim duke u krekosur, njoftimin e Sajmir Tahirit e rrugaçëve të tjerë që udhëhiqnin repartet e avancuara të mashtruara dhe të paguara, se “Kryeministria u pushtua” si pallati Shën Elize. Dhe Edi Rama do të nisej ngadalë me fjalimin e shkruar në xhep që do të mbante nga ballkoni i Kryeministrisë. Por ëndrra se po bëhej kryeministër i doli sakaq si gomarit që zhgërryhet në pluhur por rrëshqet në llucë dhe bëhet esëll. I zhgënjyer dhe me gishtin në gojë mbeti edhe Bamir Topi, që si President i vendit kishte lëshuar Presidencën, tinëzisht, tradhtisht dhe paturpësisht dhe po shikonte me dylbi nga Sarajet e tij në kodrat që rrethojnë Tiranën, kur Berisha do të linçohej me mënyra të tilla të inkuizicionit mesjetarë. Por njeriu që tradhton si Bamir Topi,njeri me zemër të një karakteri të dobët, nuk kishte mundësi të ja kthente ndryshe nderet dhe investimet politike Sali Berishës,vetëm me ligësi dhe me tradhti.
Duke bërë një paralelizëm me qëllimet gjithnjë e më të avancuara të Edi Ramës për marrjen me dhune të pushtetit gjatë të gjithë kohës së tij në opozitë që nga viti 2005, edhe sot ky njeri me të meta psikike nuk ka hequr dorë nga mënyra bolshevike e marrjes së pushtetit me dhunë; çfarë do të ndodhte nëse dikush qoftë edhe një njeri çfarëdo do të kërcënonte se “do të vriste Presidentin e Amerikës apo cilindo kryeministër apo president të një vendi demokratik”. Shteti do të vihej në lëvizje. Sigurisht do të merreshin masa të ashpra sigurie dhe personi përgjegjës sikur në vrimën e miut të ishte future,do të ndëshkohej me të gjithë forcën e ligjit, si edhe personat që nxisin veprime të tilla terroriste. Është mjaft për t’u çuditur edhe deklarata e Partisë Demokratike, që me tone mjaft të zbutura sikur i krehin bishtin Edi Ramës me shprehje të tilla “se duhet t’i vijë turp”. Po prej kujt do t’i vijë turp një njeriu që për karriken e kryeministrit se ka për gjë ti vërë flakën të gjithë Shqipërisë. Ky njeri që në rastin konkret edhe pse është skizofren nuk është një njeri thjeshtë por pretendon për kryeministër, duhet të përgjigjet me të gjithë forcën e ligjit përpara ligjit. Mediat dhe të gjithë gazetarët,opinioni shqiptarë,demokratët dhe ish të përndjekurit politik të Shqipërisë, duhet të mos bëjnë sehir. Duhet të sensibilizohen të gjitha institucionet ndërkombëtare demokratike, ambasadat e vendeve të NATO në vendin tonë,që të ndalohet revanshi bolshevik enverist i të majtës ish komuniste në Partinë Socialiste, të ndalohet agresioni kundër demokracisë i 4 Partive Komuniste që janë në koalicion me Edi Ramën! Demokracia është seriozisht e rrezikuar. Duhet të kuptohet çartë qëllimi i Edi Ramës që nuk plotëson vendet vakante në KQZ. Ai duke parë se zgjedhjet i ka të humbura,përsëri si në të kaluarën nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Mendja e tij e sëmurë në kufijtë e Neronit dhe të Enverit do të përpiqet t’i bëjë gjëmën demokracisë. Çdo neglizhencë në këtë drejtim është një tradhti përpara Atdheut.