Qytetërimi si proces social dhe edukimi modern i qytetarit
Nga Gëzim Tushi
Ne si shoqëri përfundimisht jemi të bindur, që të ecim në rrugën e duhur të ndërtimit të qytetërimit liberal dhe demokracisë qytetare. Por kemi hyrë në këtë rrugë pa bërë si duhet përpjekjet sociale, për të rregulluar standardet e qytetërimit, që janë të lidhura organikisht me format moderne të organizimit të jetës sociale dhe nevojës imperative për të përmirësuar në rrugë paralele institucionet qytetare të jetës publike. Këto dy komponentë që janë shumë të rëndësishëm për qytetërimin tonë, nganjëherë në mënyrë semplistë merren të ndarë, të veçuar nga njëri tjetri.
Në të vërtetë që të rregullojmë qytetërimin dhe të përmirësojmë esencën (ontologjinë) dhe performancën e qytetarit, janë shumë të rëndësishme, dhe duhen vlerësuar këto dy komponentë të qytetërimit, të ndërtimit të jetës në shoqërinë shqiptare me standarde të qytetëruara. Këtë të vërtetë duhet ta kuptojë dhe vlerësojë më mirë kushdo si qytetar. Por së pari ata që kanë role dhe misione qytetare publike. Mbi të gjithë duhet të reflektojë më shpejt dhe me vendosmëri politika, shteti, shoqëria civile, shkolla në se ndjenë përgjegjësi për faktin që kanë detyrë që përmes përmirësimit të tyre mund të bëhet e mundur që të mund të edukohet qytetari me ndjesitë e vërteta dhe qytetërimi ynë të ketë parametrat e demokracisë së vërtetë.
Padyshim, ne duhet të ndërgjegjësohemi për të vërtetat tona. Sepse është evidente që shoqëria shqiptare, qytetërimi dhe qytetarët tanë, janë në një situatë, e cila për arsye të ndryshme objektive dhe subjektive, historike dhe aktuale, është duke u ndërlikuar. Kjo është arsyeja pse shoqëria, qytetaria, qytetari dhe demokracia shqiptare, kanë përballë një varg problemesh sociale, institucionale që në jetën e përditshme shfaqen, herë si pengesa konceptuale dhe empirike, dhe herë si problem të mbartura që nuk po na lejojnë që të ecim me ritmet e duhura në formatimin demokratik të shoqërisë dhe qytetërimit tonë.
Mund të ketë shumë shkaqe dhe arsye të lidhura me historinë, traditën politike, kulturën qytetare dhe veçoritë etno-gjeografike të rajonit. Por megjithatë, është fare e pajustifikuar dhe tejet shqetësuese që akoma të jemi në këtë gjendje të brishtë në marrëdhëniet e qytetarit me shoqërinë e vet, me ligjin, kërkesat e shtetit ligjor dhe institucionet e shtetit demokratik. Ky është një problem i madh për shoqërinë tonë, e cila lidhet me qytetarin, formimin demokratik dhe edukimin kulturor e qytetar të tij. Sepse në se do të vlerësojmë situatën sociale dhe konfliktet e shumta që kanë mbërthyer marrëdhëniet midis individëve, nivelin e lartë të neurotizmit social që shfaqet dukshëm kohët e fundit në shoqërinë shqiptare, do të duhet të pranojmë se ndër shkaqet më thelbësore, është mungesa e kushteve dhe traditës së edukimit dhe funksionimit të shtetit ligjor dhe imperativit të domosdoshëm të respektimit me cdo kusht të ligjit nga qytetari. Sepse, sido që të mendojmë duhet të pranojmë se, në se nuk arrijmë që të kemi një shtet të bazuar në autoritetin e pacënuar të ligjit, nuk do të kemi mundësinë të rregullojmë statusin e qytetarit që është sovran përballë kujtdo në shoqëri, përveç ligjit dhe forcës së tij normativisht detyruese.
Padyshim, ka qenë arritje e madhe që në këto dy dekada në shoqërinë tonë është punuar më shumë për të formuar individin dhe kalitur qytetarin me format demokratik, si mënyrë e duhur dhe antidot social për tu larguar vendosmërisht nga iluzionet sociale të shoqërisë totalitare që ishte vetëm një stallë sociale e përshtatur për qytetarinë holiste si pjesë e shoqërisë së madhe, por pa praninë e individit si të tillë. Por nga ana tjetër, është evidente se edhe shoqëria e lirë dhe demokratike që po ndërtojmë në shumë drejtime sociale, aspekte materiale dhe të jetës shpirtërore, duket se ka të mirat e njohura dhe të dukshme nga ana materiale, por në të njëjtën kohë kjo arritje po shoqërohet me kostot e veta, me problematikat e ndërlikuara të saj.
Kjo është arsyeja që entuziazmi fillestar i shoqërisë dhe pritmëritë e imagjinuara të individin kanë pësuar zbehje për shkak të diferencave të vërteta të dëshirave individuale me pritmëritë sociale dhe faktet e jetës empirike. Në fakt në këtë ekuacion problematik të qytetërimit modern, qëndron vlera e demokracisë dhe vlerësimi i lirisë individuale. Tani që ka kaluar koha e mjaftueshme e dallimit të iluzioneve nga e vërteta, dëshirave nga realiteti, pritmërive sociale nga mundësitë individuale, mund të themi se demokracia dhe qytetërimi modern është rruga e drejtë, por që ka edhe anën e saj të errët dhe problematike.
Sepse duke na dhënë në shoqëri krahas të mirave materiale dhe sociale, që tani janë realitete që nuk mund të mohohen, vjen edhe një produkt tjetër social i njëanshëm siç është ravijëzimi në shoqërinë tonë i kontureve të qarta të qytetërimit mekanik, që zhvillohet mirë në një shoqëri të ftohtë sociale, të bazuar në kuintesencën e qytetarit modern, si njeri materialist, ngushtësisht individualist, që dëshiron të jetojë sa më pak i lidhur me të tjerët, në shoqërinë që priret të jetë tejet asociale dhe egoiste.
Ndoshta nga që në disa aspekte të jetës sociale, qytetare, shpirtërore nuk kemi dalë nga tranzicioni konceptual i pranimit të të vërtetave integrale të qytetërimit individualist dhe shoqërisë modern, duket sikur ndodhemi në një situatë paradoksale. Nuk është i lehtë ekuilibrimi i qytetërimit tonë, rregullimi i lidhjeve dhe marrëdhënieve sociale, kur jemi akoma afër ndikimeve të dikurshme deformative të jetës pa qytetari dhe liri, që ishte tipike për shoqërinë shqiptare të dy dekadave më parë. Sepse, atëherë njerëzit u mësuan dhe përshtatën me modelin e shoqërisë së madhe me qytetarin që jetonte në një qytetërim me format tërësor të uniformizuar në gri. E cila u ndërtua arbitrarisht, mekanikisht, në kurriz të mohimit të të drejtës së ekzistencës universale të njeriut si qytetar i përveçëm, dhe të qytetarit si individ i madh i munguar.
Ndërkaq tani, njerëzit janë të shqetësuar nga moskuptimi i përmbysjes së ekuacionit, që në këto dy dekada të lirisë u bë bazë e kalimit në shoqërinë moderne, më të vogël si madhësi, por me hapësirë më të zgjeruar për individualitetin dhe identitetin e përveçëm të qytetarit. Por nga ana tjetër, shoqëria dhe qytetërimi ynë, është një realitet i ri social, në të cilin zvogëlohet shoqëria dhe zmadhohet individualizmi, egoizmi ekstrem i njerëzve, bëhet epidemike ndjenja e asocialitetit, mungesa e ndjenjës natyrale të sociabilitetit qytetar. Kjo situatë që përjetojmë, që do të jetë akoma më evident nesër ka bërë që në jetën qytetare dhe marrëdhëniet njerëzore, të kemi nuanca kritike, madje kërcënuese të mungesës së aftësisë së qytetërimit tonë për kohezion social. E shoqëruar me mungesë evidente të mosrespektimit të parimeve sociale që duhen, për ndërtimin e shoqërisë dhe qytetarisë së mirë, respektimin e interesave të përbashkëta, të mirës së përgjithshme, që është e lidhur me ekzistencën, jetën dhe qytetarinë e gjithë bashkësisë tonë qytetare.
Në këtë aspekt i duhet kushtuar më shumë kujdes edukimit qytetar, i cili në shoqërinë moderne shqiptare nuk mund të konsiderohet si i tepërt. Përkundrazi, edukimi qytetar është i dobishëm, i domosdoshëm për ndërtimin e qytetërimit dhe formimin social të qytetarëve tanë. Në thelbin e vet ai është një proces i madh edukimi dhe humanizimi i njerëzve, për të mësuar jo vetëm si të krijojnë dhe spikatin individualitetin e tyre, por dhe të mësojnë si duhet jetuar si qytetar. Ideja që vlerëson edukimin qytetar, nuk është fare ide e ekzagjeruar komunitariste. Ca më pak të mund të konsiderohet në mënyrë naive si pengesë për ndërtimin e demokracisë liberale dhe qytetarisht normale.
Situata dhe problematikat që kalon shoqëria dhe qytetërimi ynë, nuk janë fenomene