Ftesa e Berishës për Ramën: I hapur për debat televiziv
Mes dy liderëve të partive kryesore në Shqipëri, Sali Berisha dhe Edi Rama ka munguar debati përballë njëri-tjetrit. Ftesa për një debat të tillë vjen nga shefi i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili i ka kërkuar kundërshtarit të tij politik të përballen në një debat televiziv. Deklarata e Berishës është bërë në Forumin e Medias. Ai është shprehur se ka qenë pikërisht pjesëmarrja edhe e Edi Ramës që i ka dhënë një shtysë më tepër për të marr pjesë në këtë forum.
"Une mendoj që këto cështje nuk duhen të jenë pjesë e forumeve të tilla. Jam i gatshëm të përballem me ty për cdo cështje, pasi respekti im për opozitën është i palëkundur", është shprehur Berisha, por që nuk ka marr përgjigjen e kreut të selisë rozë i pranishëm në forum. Shefi i qeverisë ka folur gjithashtu edhe mbi krizën, që sipas tij ka prekur median më shumë se pushtetet e tjera, duke vënë theksin në përdorimin e mediave online.
Ndërkaq, më herët kryetari i Partisë Socialiste, duke iu referuar edhe raportit të organizatës spanjolle, Fride, është shprehur se liria e medias ka bërë hapa pas. "Ne e kemi të domosdoshme të bëjmë një përpjekje të përbashkët. Të clirojmë gjithcka që në këtë vend ka të drejtë të jetojë pavarësisht nga vullneti i të tjerëve , qoftë një media, gazetë, radio, televizion, qoftë një biznes që është brenda kornizës kushtetuese të Republikës", është shprehur Rama. Në këtë forum kanë qenë të pranishëm një sërë personalitetesh, dhe përfaqësues të medias.
Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e premte , 23 prill 2010 ) < I mëparshmi