Sejdiu: Zgjedhjet serbe në veri, ilegjitime

Zgjedhjet lokale të shpallura nga strukturat paralele serbe në veri të Mitrovicës janë ilegjitime dhe të papranueshme për institucionet e Kosovës. Kështu u shpreh Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, duke shtuar se institucionet shtetërore nuk do të përdorin forcën për ndalimin e tyre, pasi janë të interesuara për zhvillimin e Kosovës si shtet demokratik, si dhe për paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit.
“Janë ilegjitime, të papranueshme për institucionet e vendit....
Pyetje: A do t’i pengoni ato?. Ne nuk bëjmë dhunë kundër askujt. Për ne është projekti politik i paqes dhe stabilitetit të rajonit si dhe zhvillimi të Kosovës si shtet demokratik i të gjithë qytetarëve. Ata njerëz do të kenë shansin që të dalin po ashtu në zgjedhjet që do të organizojnë në mënyrë të mirë dhje institucionale me të drejta të plota Kushtuese institucionet e vendit dhe natyrisht i thërrasim që të kthehen jetës normale", tha Fatmir Sejdiu, President i Kosovës.
Serbët e veriut janë kundër zhvillimit të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës që parashikohen të zhvillohen në muajin shtator të këtij viti, ndërkohë strukturat paralele serbe si kundërpërgjigje kanë shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të tyre lokale më 30 maj, gjë e cila ka hasur në kundërshtimin e bashkësisë ndërkombëtare.
Bul Salihu < I mëparshmi