Përmbytjet, pasojat në bujqësi
Përmbytjet kanë dëmtuar tokën në zonën e Shkodrës por sot aty mund të mbjellet orizi dhe kivi. Kështu shprehet në një intervistë ekskluzive për ALSAT eksperti i njohur i bujqësisë Ahmet Osja duke sqaruar se vetëm në zonën e Bushatit janë 300 hektarë që mudn të mbjellen me oriz.
"Orizi e pranon nivelin e ujërave nëntokësore të lartë, kurse bimë të tjera jo. Kurse në bimët e frutikulturës është Kivi", thotë Prof.Dr.Ahmet Osja, Agronom. Ekspertin e njohur shqiptar të misrit e pyesim se në rast se Shqipëria prodhon misër a mund ta konkurroj produktin që për momemtin improtohet nga Ukraina.
"Misri shqiptar është pa diskutim me konkurrim. Ne vitet '80- '90 ne kishim 100 për qind sipërfaqen e misrit me misra hibridë dhe sot që flasim gjashtë nga këto hibride misri janë të regjistruar në librin e farërave të Komunitetit Evropian", vijon Osja.
Ndërkohë na sqaron edhe paradoksin që ALSAT zbuloj në portin e Durrrësit me importin e patatës dhe qepës nga Egjipti. "Vetë ai që drejton këtë koorporatë të madhe është paradoks, ka mbaruar në Institutin e Bujqësisë në Kamzë dhe në vitet '60 ai shkon në Algjeri, mbaron desertacionin në Londër dhe tani drejton gjithë Egjiptin për Algjerinë dhe Greqinë, ka treg", tha ai.
Ekpserti i njohur shqiptar i bujqësisë mendon se liberalizimi i tregut nuk është ai që mund ti bëjë konkurrencë bujqësisë shqiptare bëse për këtë të fundit nuk kujdeset politika por ekspertët.
Agim Popoci