Integrimi, marrëveshje Shqipëri-Kosovë
Modeli i marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Kosovës duhet të shërbejë si model për vendet e tjera të rajonit. Kështu u shpreh në Prishtinë, Ministrja e Integrimit të Shqipërisë, Majlinda Bregu, pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të reja bashkëpunimi me homologun e saj kosovar Besim Beqaj, rreth procesit të integrimit në strukturat evropiane dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Sadri Ferrati, rreth bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet dy vendeve.
“Ne kemi treguar edhe herëve të tjera se dimë të qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit dhe besoj që me këtë rast se edhe ky model i mrekullueshëm i marrëdhënieve dy palëshe në mes të Shqipërisë dhe Kosovës në një perspektivë tonë të përbashkët evropiane është modeli më i mirë edhe për vendet tjera të rajonit....”, tha Majlinda Bregu, Ministrja e Integrimit të Shqipërisë.
“Kjo marrëveshje ka për synim thellimin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive tona, kjo marrëveshja fokusohet në përafrimin e legjislacionit dhe përkthimet të cilat do të jenë të nevojshme në mënyrë që ne sa më mirë t’i shfrytëzojmë resurset dhe njohurit e Shqipërisë", tha Besim Beqaj, Ministri i Integrimit të Kosovës.
E pyetur për sinjalet negative për Shqipërinë dhe Bosnjën, për sa i përket proçesit të liberalizimit të vizave gjatë verës së këtij viti, Bregu u shpreh:
“Data e fillimit të lëvizjes, dy javë, një javë apo një muaj pas marrjes së vendimit ka më pak rëndësi sesa marrja e vendimit pozitiv. Nuk ka asnjë dyshim se vitit 2010 do të jetë viti i lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptar”, vijoi Bregu. Ministrja Bregu gjatë vizitës së saj në Prishtinë është pritur edhe nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi.
Bul Salihu < I mëparshmi