"Vetëvendosje" protestë kundër EULEX

Aktivistët e Lëvizjes “Vetvendosje” kanë protestuar para ndërtesës së EULEX-it, pas akuzave për kontrabandë ndaj 16 pjesëtarëve të këtij misioni. Në këtë aksion “Vetëvendosja” simbolikisht ka paraqitur shefin e EULEX-it, Yves De Kermabon dhe dy pjesëtarë të këtij misioni duke shitur mall të kontrabandë, ndërkohë që ka përfshirë dhe Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, I cili duke buzëqeshur i ofron bashkëpunim EULEX-it.
“Qytetar të La Repubil de Kosovo. Sot është hapur Qendra Tregtare EULEX Commerce për shitjen e mallrave të kontrabanduara....Me qeverinë e Kosovsë dhe kryeministrin Hashim Thaçi ne kemi bashkëpunim. Ne mbrojmë krimet e tyre ne mbërojmë krimet tona. Kjo është vetëm fillimi, ne do të kontrabandojmë protokolle me Serbinë...”, ishin thirrjet e Lëvizjes “Vetëvendosje”.
“EULEX-i është institucion mjaftë i përsosur për zhvillimin e krimit. Pjesëtarët e këtij misioni kanë imunitet ndaj ligjit, ata janë mbi ligjin dhe duke qenë të tillë, ata po e shkelin ligjin sa herë që po dojnë. Por, kontrabanduesit kësaj radhe “gabuan” duke menduar që parajsa e krimit të tyre shtrihet edhe në shtetet e rajonit”, tha Vlorian Mulliqaj, Aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Ndërkohë 16 pjesëtarët rumunë të EULEX-it të kapur me një sasi cigaresh dhe alkooli në kufirin në mes të Kosovës dhe Maqedonisë janë larguar nga misioni evropian, ndërkohë që hetimet ndaj tyre janë në zhvillim e sipër.
Bul Salihu