E Diel, 1 Nëntor 2026

Ftesa e NATO-s, nis seanca parlamentare, opozita kërkon reforma

Ceremonia e shpërndarjes së ftesës për tu futur në NATO, do të ndiqet drejtpërdrejt nga kuvendi. Grupet Parlamentare po përshëndesin këtë vendim. Deputeti, Pëllumb Xhufi tha se “Ftesa e NATO-s e vë politikën përballë përgjegjësive për përmbushjen e detyrave”. “Deri në hyrjen tonë në NATO, që do bëhet pas një viti, ne urojmë që politika të realizojë gjithë ato angazhime dhe obligime që deri më sot nuk i ka realizuar, duke filluar nga lufta ndaj korrupsionit dhe reforma në drejtësi”- tha Xhufi, nënkryetar i LSI-së..“Atributi i përket gjtihë Shqiptarëve, i cili ka në gjithë ato vite që ka përballuar sakrifica dhe zhgënjime të panumërta. Ne gjykojmë se popullit shqiptar i jepet merita kryesore për këtë përpjekje. I japim nderimet forcave të armatosura që kanë realizuar reforma të dhimbshme”- përfundoi Xhufi. Diana Çuli, PSD

Sot është vërtet një ditë e shënuar. Janë shqiptarët që kanë punuar gjatë këtyre viteve, që në luftën e Kosovës dhe në çdo krizë tjetër ballkanike. Kjo ftesë është një kusht që ne të bëjmë reforma të vërteta, dhe qeveria të marri përsipër përgjegjësitë e saj për dështimet që ka patur në të gjitha fushat. Shpresojmë që në NATO të shkojmë me një klasë politike që do të bëjë reforma.

Tritan ShehuNe kemi aspiruar te perëndimi, te mekanizmat e saj dhe aleancat e saj. Ngjarja e sotme përmbush një ëndërr të popullit shqiptar, dhe përmbush pozicionin e emancipuar të Shqipërisë. Kjo ftesë na mbush me optimizëm për tu futur së shpejti në familjen e madhe Europiane. 

Erjon Braçe nga PS

Natyrisht që është një moment historik dhe moment vlerësimi për gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen. Është një moment ku më shumë se sa ne politikanët, duhet të vlerësohen këta shqiptarë. Ata shqiptarë që i dhanë këtij vendi pavarsinë me aktin e tyre në 28 nëntor 1912. Ata që bashkuan Shqipërinë në një koalicion Anti-Fashist. Ata shqiptarë që luftuan për 50 vjet rresht ndaj diktaturës. Ata shqiptarë që në vitin 1990 skalitën sakrificën e shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

Ata shqiptarë që gjatë gjithë këtyre viteve kanë punuar me mish e me shpirt për ta rreshtuar Shqipërinë në familjen e madhe evropiane.

Është një sfidë e madhe që duhet ta përballojmë të gjithë bashkë, sepse kjo ftesë ka në themel institucione të forta që i japin shqiptarëve prosperitet dhe mirëqenie. Ne gjejmë momentin që të ofrojmë vullnetin tonë për të ndryshuar këtë vend, një demokraci ligjore, të drejtë dhe funksionuese.

Ne kërkojmë të shkurtojmë kohën për bërjen anëtarë me të drejta të plotë të vendeve Euro-Atlantike. Është misioni  ynë, i opozitës dhe ne shprehim vullnetin për reforma, për një qeveri që merr përsipër të ndryshojë situatën, dhe jo në momentin e fundit për ti përcjellë njerëzit për në botën tjetër.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›