Peshk i Prillit....
Avril De Poisson ishte emri i "gazetarit" që në numrin e 1 prillit të gazetës së njohur britanike The Guardian firmosi artikullin me titull: Braun (kryeministri britanik) vendos të emërojë Karla Brunin (gruan e sapokurorëzuar të presidentit francez Sarkozy) në postin e Ministres së Stilit. Sigurisht që nuk egziston një post i tillë dhe Brauni nuk e ka pa as në ëndërr Karla Braunin në kabinet, por ishte... 1 prilli. Dhe e njohura Guardian kishte bërë thjesht një shaka me lexuesit e vet.. Avril De Poisson në fakt nuk është gazetar, por një emër i sajuar q ënë shqip ka një kuptim goxha abvitës: Peshk Prilli..
2 ditë pas kësaj YAHOO ka bërë një përmbledhje, në të cilën ka radhitur gënjeshtrat më të bujshme të kësaj dite. Në klasifikim, nuk ka ndonjë "gënjeshtër" shqiptare ende, por kjo ndodh edhe ngaqë për ne kjo ditë e humbet pothuajse kuptimin. Jo rastësisht dëshira jonë për të gënjyer në 1 prill zbehet nga viti në vit.. Duket si shaka, por ndoshta zakoni i gënjeshtrës na është bërë kaq i përditshëm saqë nuk ndjejmë pikën e dëshirës për të gënjyer me kast...
Megjithatë në klasifikimin e gënjeshtarave ka nga ato më fantastiket dhe nga ato më humoristiket. Në këtë vorbull fantazie gjithashtu nuk kanë mbetur pa u përfshirë figura politike, figura fetare, monumente historike dhe sulme terroriste.
Rusi
Kondoleza Rais, e cila shfaqet në fushatën presidenciale në SHBA si kandidate e pavarur. Moska eksperimenton një predhë të re haluçinante. Kjo bombë ishte eksperimentuar në funksion të "gei bomb-ës" amerikane. Muret e Kremlinit rilyhen në ngjyrë të bardhë dhe oligarkia e Abramoviç rible Alaskën. Janë disa nga gënjeshtrat kresore të publikuara në shtypin rus, të cilat kanë përfshirë elementë të Rusisë, por edhe të gjithë botës.
Në shitje ura e Venecias
Duke nisur nga 99,90 euro është në shitje në E-bay ura e katërt mbi Kanalin e Madh, në Venecia, ajo që mban firmën e ndërtmit nga Santiago Calatrava. Oferta- e bërë për shkak të rrenave të 1 prillit- është e shoqatës 'Venessia.com'. 'shitet – eështë oferta- ura origjinale e arkitektit të famshëm në Kanalin e Madh, në Venezia. Strukturë në hekur dhe xham".
Papa mban meshë për gay-t
Papa mban një meshë speciale për gay- t gjatë ditës botërore të rinisë, në qershor në Sidnei. Tarifa minimale me aeroplan. Makinat do të transportohen me traget nëpërmjet lumit Yarra të Melburnit, për të lehtësuar trafikun në orët e meshës. Ky ishte një lajm që u publikua në median australiane.
Një skuadër e specializuar do të kontrollojë armët e Xhejms Bond
Nuk dihet në është një e vërtetë apo jo, megjithatë Italisë do i dorëzohen, të paktën për disa ditë armët mitike të Xhejms Bond. Armë aq perfekte sa ngjajnë të vërteta dhe këto do tu jepen punonjësve të Bërthamës Teknike, një skuadër e specializuar nga Policia e Shtetit, për të bërë një kontroll special për to. Armët kanë mbërritur mbasditen e 1 prillit në aeroportin roman të Fiumiçinos, pistoleta, mitalozë dhe armë të tjera të të famshmit tashmë 007 për xhirimet e një filmi. Armët vijnë direkt nga Anglia dhe producenti ka deklaruar se janë një riprodhim perfekt i armëve të vërteta të luftes, për një përdorim skenik, kështu që armët do të kontrollohen nga policia e shtetit Italian, ku dhe është menduar të xhirohen disa skena të filmit.
Karla Bruni, ministre e stilit
Kryeministri britanik Gordon Braun ka emëruar zonjën Karla Bruni-Sarkozy si 'ministre'të stilit, për të sjellë një boom mode. Këtë ka shkruar e përditshmja "The Guardian", në një artikull të gjatë të nënshkruar: Gënjeshtër e 1 Prillit. Me titullin "Duke thirrur Karlën: Braun emëron zonjën e parë për të dhënë stil në Britaninë e Madhe".
Pinguinët tashmë fluturojnë
Por nëse në vendin tonë gënjshtart për ditën e 1 prillit i bëhen vetëm familjarëve apo miqve, në vende të tjera kalohet çdo kufi. Kështu kompani dhe mjete informacioni rrëmbehen nga tradita e kësaj feste dhe arkitektojnë rrena që më shumë kanë qëllm të argëtojnë sesa të gënjejnë.
Gazeta angleze "Daily Telegraph" ka publikuar lajmin duke u bazuar mbi fotogramat e marra nga një filmim i BBC- të një kolonie pinguinësh, të cilët kanë fluturuar për mijëra kilometra deri në pyjet jugamerikane për tu ngrohur në diell.
Shërbimi më i ri i internetit
Google Australia ka pohuar se është gati për të hedhur një shërbim të ri, i cili lejon të kërkohen përmbajtje të internetit para se ato të krijohen, kështu, në këtë mënyrë përdoruesit mund të kenë sot lajmet e nesërm, përfshi këtu rezultatet sportive dhe çmimet e aksioneve.
Nëse rri në këmbë në avion, bileta përgjysmohet
Virgin Blue, kompania e dytë austrialiane e fluturimit ka publikuar në gazetat kombëtare një reklamë me sloganin: "Nëse rri në këmbë do të kesh ulje" biletat do të jepen me gjymën e çmimit për pasagjerët që do të kenë dëshirë të qëndrojnë në këmbë.
ORIGJINA
Origjinat e kësaj dite shfaqen në shëkuj, por nuk janë të qarta.
Musezu i Shakave, një sait i përgatitur nga Alex Boese – i cili emërtohet si "shakalog"- në 1997, shkruan se dëshmitë e para i takojnë Mesjetës së vonë.
Por megjithatë, Boese ka shpjeguar që teoria për ditën e 1 prillit u përhap më shumë në shekullin e XVI, kur Franca kaloi nga kalendari Julian, në kalendarin Gregorian dhe fillimi i vitit kaloi nga fundi i majit, në fillim të janarit. Njerëzit që vazhduan të festonin vititn e ri gjatë javës mes 25 marsit dhe 1 prillit, filluan të bënin këto shaka, por gjithsesi për Boesen nuk ka ende prova, që mbështesin këtë teori.
Sipas tij, dita e Gënjeshtrave nuk është një traditë shumë e festuar, por është i bindur se shakatë bëhen më të përhapura për shkak të internetit.