E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftesa e PS, Xhufi: PS i mungon një qëndrim i qartë

 

Nënkryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi u shpreh dje se PS është e paqartë në qëndrimet e saj për kartat e identitetit. “Idenë e protestave e hodhi zoti Islami, i cili do të ishte personi më i papërshtatshëm për të bërë thirrje të tilla luftarake, sepse është ai protagonisti i një viti të tërë kompromisesh të paprincipta dhe të dëmshme. Dhe sot, zoti Rama, ka dhënë një mundësi tjetër dialogimi me qeverinë. Pra, ne nuk kemi një qëndrim të qartë të PS. Ne si LSI po përpunojmë qëndrimet tona”, tha Xhufi. Sipas tij, “LSI gjykon që ky segment i fundit, që po duket konfliktual i një vazhde të gjerë dhe të gjatë, që është karakterizuar nga ujdi të paprincipta dhe të dëmshme për kryerjen e reformës zgjedhore, natyrisht është tepër i vonë për të ndryshuar gjëra esenciale, duke filluar nga Kodi Zgjedhor. Ai u shpreh se ishte LSI që ka kërkuar që në fillim karta identiteti falas për të gjithë votuesit. “LSI ka kërkuar që para 1 viti e gjysmë, që Kodi Zgjedhor të realizohej, që para Samitit të Bukureshtit, para prillit të vitit 2008. Natyrisht, vonesat që janë bërë nga hartuesit e Kodit, i ngarkojnë ata me përgjegjësi”, tha Xhufi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›