Ftesa për dialog jashtë-parlamentar, përpjekje për struktura paralele që përdhosin institucionet

Nëpërmjet gjysmërolit parlamentar të Fatmir Xhafajt, Edi Rama ka fabrikuar një tryezë debati, e cila as garanton një marrëveshje politike për ligjet me tre të pestat, e as respekton komisionin e Ligjeve, si struktura që shqyrton nismat ligjvë shqyrton nismat ligjvënëse. Ftesa e Edvinit është thjesht një përpjekje për të fituar kohë, në prag të fshesës politike në kongresin e 5 nëntorit
Në prag të kongresit të PS-së në 5 nëntor, në mbyllje edhe të tetorit si “muaj sulmi”, Edi Rama ç’nuk po bën të dalë nga kuvlia ku është vetë-ngujuar, ku shkruan editoriale e libra dhe që në këmbim të kësaj (daljes nga kuvlia) të “faktorizohet” në një tryeze të vërtetë… Sepse…, sepse…, duket me nder gjysmë-tryezat e çdo të marte me gjysmë-aleatët e gjysmë-opozitës, e kanë arritur kulmin që të quhen thjesht dhe vetëm tryeza rutinë, që nuk po i japin Edi Ramës pritshmërinë e shumëdëshiruar. Në këto kushte ai ndërsa shkruan e shkruan pa pushim, nuk i ngelet gjë tjetër veçse “të prodhojë” ide që më përpara harrohen se sa artikulohen. Të paktën që pas “10 kushteve” dhe një “ftese të mbetur në tentativë” për një debat publik me Kryeministrin Sali Berisha, Edi Rama, i cili ndeshi me këshillat dashamirëse edhe të ndërkombëtarëve për “dialog në Parlament”, “ngeci” mbi plehrat. Plot, dy editoriale dhe një mbledhje të grupit parlamentar Edi Rama me përkushtim ia përkushtoi plehrave. Dhe kur kuptoi se edhe “10 kushtet” edhe “ftesa e mbetur në tentativë” për debat publik me liderin e mazhorancës, por edhe dy editorialet dhe një mbledhje e grupit parlamentar të PS-së për plehrat, ishin ide pasuese që më përpara u harruan se sa u artikuluan, jo më larg se dje, Edi Rama “i cili vdes për atë çik tryeze”, na çudit të gjithëve kur na dha mundësinë të mësonim, se një nënkryetar socialist i një komisioni parlamentar ka “sfiduar”, kryetarin e këtij komisioni, Kryetaren e Kuvendit, por edhe Kryeministrin, me “ftesën e radhës të mbetur në tentativë”, për tu ulur në një tryezë. Por, në këtë tryezë, duhet të jetë edhe jodeputeti Edi Rama, është “kushti” i Fatmir Xhafajt. Eh ç’vete...! Duhet të ketë qenë një mendje më se diabolike ajo që ka “zbuluar” këtë alibi të radhës, për t’ia vënë në dispozicion Edi Ramës. Duke guxuar për të “n” herë të përsëritur, sikurse ka bërë në më se dy vitet e fundit për zhvendosjen e dialogut jashtë Parlamentit, dhe pas më se “n” herë dështimesh në këto tentative, ai sërish nuk tërhiqet. Por guximi këtë herë i kapërcen kufijtë e marrëzisë, kur Edi Rama ndërsen një deputetin e partisë së vet me “statusin” e nënkryetarit të një komisioni parlamentar, që të ftojë në tryezë, atë vetë (Edi Ramën), por edhe kryetarin e këtij komisioni, Kryetaren e Kuvendit dhe Kryeministrin. Si gjithmonë Edi Rama, punët i bën së prapthi… Duke harruar se asnjëherë “bishti nuk është më i rëndë se sqepari”, Edi Rama e kthen piramidën e hierarkisë me kokëposhtë dhe vetë del si “gjeli në majë të plehut”. Si përherë, Edi Rama nuk e ka hallin te “dialogu”, sepse…, sepse…, Fatmir Xhafaj ka pasur të gjitha mundësitë që në mbledhjet e komisionit parlamentar të Ligjeve ku ai vetë është nënkryetar të kërkojë nga kryetari i komisionit të diskutohet për të gjitha shqetësimet e tij për drejtësinë. Po kështu Fatmir Xhafaj, sipas “statusit”, ka gjithë të drejtën të ftojë në çdo lloj tryeze, homologët e tij, në të tjera komisione parlamentare, sikurse Eduard Shalësin, Ilir Gjonin, Mimi Kodhelin, apo edhe Arta Daden po të dojë…, por jo të jetë kaq guximtar i marrë, sa të ftojë edhe kryetarin e partisë së tij por edhe kryetaren e Parlamentit e Kryeministrin, në të njëjtën tryezë të shumë dëshiruar prej kryetarit të PS-së… Në të tilla raste e do, që për nivele të caktuara tryezash, ftesat dhe përfaqësimi të vijnë nga të nivele të njëjta të së njëjtës piramidë hierarkike. Aq më tepër, që tradita na sjell shumë shembuj, që iniciatorë të tryezave të tilla bëhen kryetarët e grupeve parlamentare… … Ç’të ketë Edi Rama me Gramoz Ruçin, që nuk ia ka varur këtë herë porosinë që, “të tundë këtë këmborë”.
...