Ftesa për në NATO dhe vazhdimi i reformave
Shqipëria po hedh një hap tjetër të rëndësishëm për zhvillimin demokratik dhe integrimin euroatlantik të saj: atë të marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO. Kjo është një fitore historike e gjithë klasës politike shqiptare dhe një sukses i mbarë popullit tonë, në rrugën tashmë të zgjedhur drejt Evropës. Por realizimi i këtij procesi, jo pak i gjatë dhe i vështirë, kërkon vazhdimin e një sërë reformave shumëdimensionale, si domosdoshmëri e si një kusht për zhvillim e integrim.
Reformat, kusht për zhvillim e integrim
Marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, veç sukses, duhet konsideruar edhe si një obligim për vazhdimin e mëtejshëm të reformave politike dhe atyre ushtarake në vend. Kjo duhet të ketë në themelin e vet evropianizimin e politikës shqiptare për ta shndërruar atë në instrumentin më të fuqishëm të zhvillimit të vendit drejt integrimit euroatlantik dhe, nga ana tjetër, duhet konsideruar jo fundi i reformimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, por hapja e një kapitulli të ri, të thellimit të reformave strukturore dhe të arritjes së standardeve të kërkuara në këtë fushë.
Padyshim që reformat në vend nuk mund të jenë të shkëputura, të njëanshme. Ato janë të lidhura e të ndërthurura me vazhdimin e tyre në të gjithë sektorët. Vetëm kështu, rruga e postanëtarësimit në NATO, garanton zhvillim dhe integrim. Parë në këtë këndvështrim, në këtë ndërthurje të vazhdimit të reformave në vend, krahas vazhdimit të reformimit të politikës dhe Forcave të Armatosura, një moment shumë i rëndësishëm, sidomos i lidhur ngushtë me reformën politike, mbetet reforma zgjedhore. Kjo reformë "e ngrirë", për shkak të ngjarjes tragjike të Gërdecit e të situatave që pasuan atë, duhet të rikthehet në rend të ditës si prioritet i klasës politike në vend.
Gjithashtu, me të njëjtën vëmendje duhet të vazhdojnë edhe reformat institucionale, ato të drejtësisë, të luftës ndaj korrupsionit, krimit ekonomik, ekonomisë informale, si edhe ato në administratën publike e të decentralizimit të pushtetit vendor (këto dy të fundit të lëna "në harresë" prej kohësh). Sepse politizimi i administratës publike, dy-tre vitet e fundit, e ka larguar së tepërmi atë nga profesionalizmi dhe meritokracia, fenomen ky me pasoja të pallogaritshme në zhvillimin, drejtimin dhe integrimin e vendit. Nga ana tjetër, reforma në pushtetin vendor është shndërruar në një slogan propagandistik dhe pa hapa e veprime konkrete, e "asfikson" vendimmarrjen, veprimin dhe drejtimin e këtij pushteti.
Shqipëria post-NATO dhe reformat ekonomike
Marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, veç një suksesi të madh politik e ushtarak, për vendin tonë është edhe një garanci për më shumë stabilitet, më shumë investime të huaja e vendase, zhvillim ekonomik e social, të shpejtë e të qëndrueshëm, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë vendet e rajonit tonë ballkanik dhe më gjerë. Sigurimi i një garancie të tillë dhe plotësimi i objektivave për anëtarësimin në BE, na obligon për përballimin e një sërë sfidave, veçanërisht për vazhdimin e reformave ekonomike në vend. Sepse zhvillimet e brendshme ekonomike e sociale janë dhe do të mbeten vendimtare për zhvillimin dhe integrimin në BE. Krahas arritjeve të shënuara në zhvillimin ekonomik e social të vendit tonë në këto 17 vite tranzicion, janë ende shumë reforma në fushën ekonomike, që për fat të keq, vitet e fundit ose janë "stopuar", ose zhvillimet në to janë "tejet të ngadalta" e me pasoja në zhvillimin e vendit dhe jetesën e popullsisë. Më konkretisht, fjala është për çështje dhe drejtime të tilla, që janë jetike për zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe rritjen e mirëqenies (reduktimin e mëtejshëm të varfërisë) që lidhen me:
Së pari, pronën dhe të drejtat pronësore. Pa dashur të teorizoj për rolin dhe rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështjeje, që përbën edhe themelin e ekonomisë së tregut dhe zhvillimit të saj (pasi për vite të tëra është thënë e stërthënë dhe është debatuar vazhdimisht), të gjithëve duhet të na shqetësojë fakti se, çështja e pronës në Shqipëri vazhdon të jetë dhe të konsiderohet një problem i pazgjidhur përfundimisht. Kjo ka sjellë çrregullime dhe probleme të vazhdueshme, jo vetëm në raportet e individit me pronën, por edhe të zhvillimit të biznesit vendas e të huaj dhe të lirisë ekonomike në vend, aq sa mund të thuhet se pa zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, nuk janë të garantuara as liria ekonomike, as zhvillimi dhe integrimi ekonomik i vendit.
Së dyti, vazhdimin e reformave strukturore dhe të privatizimit të ekonomisë. Pas një "stopimi" në më tepër së dy vjet të vazhdimit të procesit të privatizimit, me gjithë sinjalet e dhëna në zhbllokimin e kësaj situate (për fillimin e privatizimit të sektorit të shpërndarjes së energjisë, rifillimit të procedurave për privatizimin e kompanisë ARMO dhe dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit të automjeteve), duhet pranuar se paqartësia, mungesa e transparencës dhe një "ngërç" e ka mbërthyer këtë proces. Zhbllokimi i situatës në këtë drejtim, përshpejtimi i procesit të privatizimit në sektorët strategjikë të mbetur dhe zbatimi i politikave ekonomike e financiare për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit privat (ndërmarrjet e vogla e të mesme SME-të),janë dhe mbeten një drejtim tjetër i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.
Së treti, nxjerrjen nga kriza të sektorit energjetik. Vazhdimi i reformave strukturore, realizimi i objektivave të programit të veprimeve dhe mirëmenaxhimit financiar në këtë sektor, mbeten kusht themelor për kapërcimin e krizës së këtij sektori. Pa dyshim që me kapërcimin e krizës së tij është i lidhur dhe largimi nga mentaliteti dhe koncepti se kjo është një krizë e dritave (dhe jo krizë e energjisë me pasoja të mëdha ekonomike e sociale në vend), si dhe nga kuptimi i drejtë i faktit se "çmimi i energjisë rritet, shiu bie, kriza mbetet".
Së katërti, reformën e pensioneve (reforma në sistemin e sigurimeve shoqërore), që është një nga më të rëndësishmet që duhet ndërmarrë, jo vetëm dhe thjesht për të garantuar të ardhurat për jetesë të moshës së tretë tani dhe në të ardhmen, (dhe kjo është një çështje shumë e rëndësishme), por edhe për të kontrolluar e menaxhuar më mirë situatën buxhetore në vend, pasi ndikimet dhe implikimet aktuale të këtij sistemi në të janë tejet të konsiderueshme. Lidhur me këtë reformë nuk mjafton "të lëshosh një tullumbace" dhe pastaj të vihemi përballë "faktit të kryer", por duhet më shumë debat, transparencë e mbi të gjitha "një konsensus i gjerë" në vend.
Së pesti, reformën në sistemin shëndetësor (sektori i shëndetësisë dhe sigurimet shëndetësore), që përbën gjithashtu një reformë sa të rëndësishme e të vështirë, aq edhe të domosdoshme dhe jetike, si për vënien më në eficencë dhe përmirësimin cilësor të shërbimit shëndetësor, ashtu edhe për funksionimin real të sistemit të sigurimeve shëndetësore në dobi të shërbimit ndaj qytetarëve nga institucionet publike e private të shëndetit.
Së gjashti, vazhdimin e reformës në sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm (sektori i ujësjellësve). Shqipëria, megjithëse një vend i pasur me burime ujore, rrezikohet të kanoset nga një krizë e ngjashme me atë energjetike edhe në këtë sektor. Përvoja e krizës energjetike duhet të jetë një mësim për të parandaluar një krizë të tillë në këtë sektor. Kjo duke mos u kujtuar "kur vjen i nxehti", por duke vazhduar reformat në këtë sektor (që nuk lidhen vetëm dhe thjesht me transferimin e ujësjellësve organeve të pushtetit vendor, por, kryesisht, me mënyrën e menaxhimit ekonomik e financiar të tyre, në kushtet e ekonomisë së tregut).
Së shtati, zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të lirisë ekonomike në vend, përmes reformimit të të gjithë faktorëve dhe elementëve që lidhen me të, sigurimit të më shumë lehtësive ligjore dhe administrative për fillimin dhe zhvillimin e veprimtarisë private, përmes hartimit, miratimit e zbatimit të një legjislacioni ekonomik e sidomos fiskal adekuat, të harmonizuar me atë të vendeve të BE-së. Zbatimi i një politike fiskale nxitëse për zhvillimin ekonomik, lehtësuese e tërheqëse për investimet e huaja direkte, nuk mund të pajtohet me arbitraritetin, me shndërrimin e politikës fiskale në politikë të zhvillimit të sektorëve prodhues e të punësimit, me një politikë gjobash (siç është rasti i ndryshimeve të propozuara në p/ligjin e ri të procedurave tatimore, apo e një sërë vendimeve të Këshillit të Ministrave për caktimin e çmimeve dhe pagave referuese, që i kufizojnë më tej liritë ekonomike, liritë e zhvillimit të ekonomisë në përgjithësi). Nga ana tjetër, zgjerimi i bazës tatimore, veçanërisht zbatimi i një reforme fiskale mbi tokën bujqësore, tashmë është bërë një domosdoshmëri, jo thjesht për rritjen e të ardhurave buxhetore (dhe kjo është një arsye, por kryesisht për përdorimin e saj si një instrument, si një politikë për punimin dhe jo braktisjen e tokës, për zhvillimin e këtij sektori jetik të ekonomisë sonë).
Së teti, reformat për vazhdimin e liberalizimit të ekonomisë e të tregtisë, për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar rajonal dhe për zbatimin e marrëveshjes "interim" të tregtisë së lirë me vendet e BE-së. Padyshim që kjo kërkon më shumë punë dhe më shumë zbatim të politikave që mbështesin e zhvillojnë prodhimin vendas (politika mbështetëse dhe subvencionimi) e nxitin atë për eksport, në standarde, cilësi e tregues të tjerë, më konkurrues me produktet e vendeve të tjera, me të cilët zhvillojmë marrëdhënie të shkëmbimit tregtar.
Së nënti, zhvillimin e sektorëve të infrastrukturës e të degëve të tjera, sidomos turizmi, agrobiznesi dhe shërbimet e ndryshme ndaj qytetarëve. Zhvillimet në këta sektorë duhet të vazhdojnë me prioritet, bazuar në vizione të qarta dhe mbështetur në strategjitë për këta sektorë dhe harmonizimin funksional mes tyre, duke iu shmangur "dëshirave subjektive" dhe "populizmit elektoral".
Së dhjeti, më në fund lidhet me vazhdimin e reformave në sektorin bankar dhe veçanërisht të atij jobankar dhe të politikës monetare në vend. Krahas arritjeve të shënuara, veçanërisht në sektorin bankar (zhvillimi i sektorit privat bankar, përmirësimi i dukshëm i teknologjisë bankare, rritjen e rolit të kredisë në ekonomi etj.) mbetet përparësi zhvillimi i mëtejshëm i sektorit jobankar, ndjekja e kujdesshme e politikës monetare (politikës së interesave, rritjes së çmimeve me pakicë, të inflacionit, që janë bërë shqetësuese për konsumatorin), si dhe hartimi, miratimi dhe fillimi i zbatimit të një programi për krijimin e kushteve të përshtatshme, për zbatimin e monedhës euro në ekonominë tonë, në kohën e përshtatshme.
***
Festa e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO po afron (me gjithë dhimbjen e thellë të tragjedisë së Gërdecit që po e shoqëron atë). Shqipëria do të jetë më e fortë nga pikëpamja politike dhe ushtarake. Ajo do të jetë edhe më e sigurt dhe me shanse më të mëdha në zhvillimin ekonomik të saj. Ky është një shans që nuk duhet humbur. Por për të përballuar sfidën e saj më të madhe, për të pasur më të sigurt zhvillimin dhe integrimin e mëtejshëm të saj në BE, na duhet vazhdimi i të gjitha reformave dhe veçanërisht, të kthejmë fytyrën nga reformat dhe zhvillimi i ekonomisë së vendit.