PSE DUHET TA NJIHNI PAVARESINE E KOSOVES
I nderuari Zoti President!
Si njё studiues nё fushёn e marrёdhёnieve ndёrkombёtare e konsideroj pёrsёri me vend, pas letrёs sё hapur të 9 majit 2007, t‘Ju drejtohem me njё letёr tё dytё tani, kur Ju po pёrgatiteni t‘ia dorёzoni pasardhёsit Tuaj, Dmitrij Medvedev, postin e lartё tё kreut tё shtetit. Nuk mund, me kёtё rast, tё mos shprehim admirimin pёr sukseset e arritura nga Federata Ruse gjatё tetё viteve tё mandatit Tuaj presidencial. Mbeten bindёse deklarimet, qё bёtё mё 14 shkurt nё takimin tradicional me pёrfaqёsuesit e shtypit, se gjatё kёsaj periudhe u arrit tё rivendoseshin tёrёsia territoriale dhe uniteti i shtetit rus, tё hidheshin themelet fondamentale tё ekonomisё ruse mbi njё bazё absolutisht tё re tё ekonomisё sё tregut, sepse me tё vёrtetё Rusia kapërceu vende tё tilla tё "Tetёshes" si Italia dhe Franca dhe nga vëllimi ekonomik zё tani vendin e shtatё nё botё.
Ndjenja jonё e simpatisё na shtyn tё pёrshëndesim pёrparimin e çdo vendi, aq mё tepёr tё njё vendi tё madh si Rusia, sepse nё kushtet e sotme tё reja të marrёdhёnieve ndёrkombёtare çdo lulëzim ekomomik dhe social çon nё qёndrime pozitive e mё civilizuese nё shkallё botёrore. Nё kёtё drejtim, Rusia ka shfaqur nё mjaft raste njё sjellje dhe qasje objektive dhe diplomacia e saj ёshtё demokratizuar dhe çliruar nga shumё paragjykime e synime tendencioze tё sё kaluarёs historike.
Ndёrkaq, si shqiptar nuk mund tё mos shpreh keqardhjen e thellё se përse nё çështjen e pavarёsisё sё Kosovёs, Ju dhe shteti rus vazhdoni tё mbani njё qёndrim kundёrshtues dhe ta cilёsoni shpalljen e kёsaj pavarёsie, pra lirinё dhe sovranitetin e popullit kosovar, "të pamoralshme" dhe "të tmerrshme"! Nё kёto tetё vite kemi vёnё re se Ju keni shfaqur respektin mё tё madh pёr tё rёnёt gjatё Luftës se Madhe Patriotike kundёr nazizmit gjerman dhe pёr vetaranёt e kёsaj lufte heroike. Ju keni nderuar në shkallёn mё tё lartё viktimat e represioneve politike tё viteve ‘30-‘50 tё kohёs se Stalinit. Jo mё larg se fundi i tetorit 2007, nё tempullin Ringjallja e Krishtit tё ngritur nё territorin e kompleksit pёrkujtimor tё Butovos, Ju theksuat se "tragjedi tё tilla janё pёrsёritur nё historinё e njerёzimit jo njё herё". Kjo ёshtё mё se e vёrtetё, sepse tragjedi tё tilla kanё provuar shumё herё mbi kurrizin e tyre edhe vëllezёrit tanё kosovarё gjatё sundimit kolonial tё serbëve.
Nё pragun e shpalljes sё pavarёsisё sё Kosovёs, Televizioni Publik Shqiptar pёrcolli pёr disa ditё filma dokumentarë me pamje tё tmerrshme tё krimeve tё rёnda e tё masakrave çnjerëzore tё nacionalistëve millosheviçianё, tё gjenocidit dhe dhunёs sё tyre pёr spastrim etnik në vitet 1998-‘99. Sikur vetёm disa, jo mё tё gjitha, nga kёto filma dokumentarë t‘u tregoheshin teleshikuesve rusё, jam i sigurt se edhe fëmijёt tuaj, bashkё me miliona fëmijё e tё rinj tё tjerё, qё s‘kanё informacion pёr atё kohё, do tё thoshin tё brengosur: Si ёshtё e mundur qё nё fund tё shekullit XX tё gjendeshin nё Evropё xhelatё si Millosheviçi, qё tё përsërisin barbarizma tё tilla tё ngjashme me ato tё Hitlerit?! Mirёpo ju nё Rusi, nё vend qё t‘i vini nё dukje kёto barbarizma, keni vёnё nё lёvizje gazetarё tё shtypit tё shkruar dhe elektronik, studiues tё Institutit tё Sllavjanistikёs e tё organizmave tё tjera shkencore qё tё nxijnё realitetin pёr tё krijuar përshtypjen se serbёt na qenkan viktima tё shqiptarëve tё Kosovёs dhe jo e kundërta. Ёshtё pёr tё ardhur keq qё Rusia jo vetёm nuk i ka dёnuar kёto krime tё Millosheviçit, qoftё nё Kosovё, qoftё nё territore tё tjera tё ish-Jugosllavisё, por ka pasur dhe ka ende aty figura tё tilla politike, qё e cilёsojnё atё "patriot". Duket kёshtu pёrligjet mbajtja nё azil politik e gruas dhe e djalit tё Millosheviçit, me gjithё kërkesat e kohëve tё fundit pёr ekstradim.
Tanimё filozofia politike, nga e cila udhёhiqet ligji ndёrkombёtar, ёshtё e drejta e çdo populli pёr vetëvendosje dhe kjo mbetet pёrcaktuese nё pёrputhje me rrethanat dhe kushtet historike e aktuale tё njërit apo tjetrit popull. Përse Rusia synon t‘i mohojё popullit tё Kosovёs, qё pёrbёhet nё shumicёn e vet dёrrmuese nga shqiptarё autoktonё, tё drejtёn legjitime nё truallin e vet pёr t‘u çliruar pёrfundimisht nga kolonializmi anakronik nё shekullin XXI, kur prangat e kёtij kolonializmi nё shkallё botёrore janё kёputur me kohё dhe jo pak rol ka luajtur nё kёtё drejtim ish-Bashkimi Sovjetik me Rusinё si bërthamë kryesore tё tij? Pёrse populli i Kosovёs duhet tё vazhdojё, sipas pikёpamjes zyrtare ruse, tё qёndrojё nёn zgjedhën e njё populli, me tё cilin nuk e bashkon as identiteti kombёtar, as gjuha, as mёnyra e jetesёs, as afёrsia shpirtёrore dhe as mentaliteti shoqёror? Pёr tё kuptuar kёtё ndryshim do tё mjaftonte krahasimi i njё metafore popullore nё secilin prej tyre: Ne, shqiptarёt, pёr fëmijёt e vegjёl, kur flenё, themi me pёrkёdheli: "Fle si qengj", ndёrsa serbёt tё njëjtёn krahasim e shoqёrojnë me gjak: "Fle si qengj i therur"!
Kёtu shprehet epërsia morale e shqiptarëve, tё cilёt e kanё lënё mёnjanё dhimbjen e sё kaluarёs dhe u kanё zgjatur pa lёkundje serbёve tё Kosovёs dorёn e bashkёjetesёs vëllazërore nё njё shtet tё pёrbashkёt dhe nё njё shoqёri multietnike, duke u premtuar dhe garantuar nё bazё tё planit tё Ahtisarit tё drejta, qё pakicat etnike s‘i kanё nё asnjё vend tjetёr deri sot. Kjo epёrsi u shfaq edhe njёherё gjatё ceremonive festive tё shpalljes sё pavarёsisё. Ato nuk ishin ceremoni tё triumfit mbi serbët, tё shfryrjes sё hakmarrjes, por ceremoni tё fitores, tё sё mirёs mbi tё keqen, viktima tё sё cilёs kanё qenё edhe vetё serbёt e thjeshtё. Krejt ndryshe u paraqit tabloja nё anёn tjetёr tё kufirit: zemërimi dhe pakёnaqёsia, tё nxitura nga mosarsyeja dhe nacionalizmi gjenetik, u kthyen nё shkatёrrime, djegie, provokime, vjedhje e banditizëm tё shfrenuar.
Nё kёto rrethana, zoti President, a do tё ishte e moralshme tё përpunohet opinioni publik rus me botime të ashtuquajtura shkencore, se gjoja me pavarёsinë e Kosovёs, Evropёs i kanoset dhe mё shumё rreziku i islamizmit fondamentalist me armёn e tij tё terrorizmit ndёrkombёtar dhe me luftё midis dy civilizimeve? Mos vallё edhe Federata Ruse, qё pёrfshin nё pёrbёrjen e popullsisё se saj mbi 20 milionё myslimanë, jeton me frikёn e rrezikut tё islamizmit fondamentalist? Mos vallё Ju me dashje e keni çuar Federatёn Ruse nё kufirin e njё lufte midis dy civilizimeve, kur vendosёt tё përfaqësoni interesat e kёsaj popullsie tё madhe myslimane nё Konferencёn e Vendeve Islamike? Sigurisht qё jo dhe ne e kuptojmё shumё mirё dhe drejt sjelljen Tuaj politike.
Koha e ka sjellё qё disa dhjetёra e mijёra shqiptarë të Kosovёs tё jetojnё dhe tё punojnё nё brendёsi tё Serbisё (s‘ёshtё fjala pёr Luginёn e Preshevёs, qё ёshtё aneksuar nga Serbia, megjithëse historikisht popullsia ka qenё dhe ёshtё gjithnjё kompakte shqiptare). Nuk kemi dëgjuar qё ndonjё prej kёtyre shqiptarёve, qё, sigurisht, e kanё tё fortё ndjenjёn kombёtare, tё ketё kryer akte terroriste nё mes tё Beogradit, nё kohёn e Millosheviçit, Tadiçit apo tё Koshtunicёs. Terrorizmi ёshtё larg zemrёs e mendjes sё shqiptarёve!
A ёshtё e moralshme pёr njё shtet serioz, me ndikim tё madh dhe rol tё veçantё historik nё arenёn ndёrkombёtare, tё lejojё, pёr tё mos thёnё tё nxisё, kanale tё tilla televizive si RTR Pllaneta pёr ta krahasuar Kosovёn, pikёrisht nё pragun e shpalljes së pavarёsisё sё saj, si tё ishte Kolumbia e Evropёs dhe mbi bazёn e njё harte tё sajuar qëllimisht nga specialistë tё stёrvitur pёr kёsi punёsh tё thuhet se gjoja 80% e narkotikёve nga Afganistani ndjekin rrugёn pёr nё Evropё nёpёrmjet Kosovёs? A nuk harrohet me kёtё rast, zoti President, se prej tetё vjetёsh gjendjen e sigurisё nё Kosovё e kanё nё dorё dhe e kontrollojnё nё mёnyrё tё trefishtë KFOR-i, Policia Ndërkombëtare dhe Shërbimi Policor i Kosovёs? Nuk besoj tё mendohet se kёto tri hallka i vijnë nё ndihmë kёtij "rrjeti tё gjerё mafioz".
I nderuari Zoti President!
Nё tё njëjtёn konferencё disaorëshe tё shtypit mё 14 shkurt, Ju prekёt edhe temёn e demokracisë. Aty dhatё një përkufizim, qё mua mё la mbresë. Vutë nё dukje, sigurisht nё njё kontekst dhe pёr njё qёllim tё caktuar, se, kur njё vend e quan veten demokratik, atёherё ai nga fryma duhet tё jetё i tillё nё thelb kudo, nё tё gjitha shfaqjet e tij: Edhe brenda vendit tё vet, edhe nё arenёn ndёrkombёtare. A nuk duket nё rastin e sjelljes suaj ndaj Kosovёs se Rusia, si vend demokratik, i lejon vetes pikёrisht njё standard tё dyfishtë: Ajo kёrkon nga tё tjerёt, kur ёshtё fjala pёr interesa tё saja, tё respektojnë demokracinё si shprehje tё vullnetit politik e tё pushtetit tё popullit, ndёrsa popullit nё shumicё nё Kosovё nuk do që t‘ia njohё kёtё tё drejtё.
Me shumё vend, historiani anglez Noel Malkolm (Noel Malcolm), autori i veprёs shumё tё vlerësuar nga bota akademike pёr objektivitetin e saj "Historia e shkurtёr e Kosovës", pohon se pikёrisht Beogradit i mungon legjimiteti themelor demokratik nё rastin, kur pretendon ndonjё tё drejtё morale pёr tё qeverisur Kosovёn. Dhe si pёr tё plotёsuar kёtё mendim, politikani i mirёnjohur shqiptar nё Maqedoni, Arbёn Xhaferri, shton nё njё intervistё tё tij se shqiptarёt kanё pasё tё drejtё morale dhe politike për tё ndërtuar shtetin e tyre, sepse kёtё tё drejtё ata jo vetёm qё e kanё shpallur vazhdimisht, por edhe janё flijuar pёr tё. Pra, nё rastin e Kosovёs ekzistonte subjekti, qё nuk hiqte dorё nga kёrkesa pёr respektim tё sё drejtёs pёr liri. Por jo vetёm kaq. Shqiptarёt kёtё kёrkesё e ndёrtuan mbi standarde qytetёruese dhe ishin tёrёsisht tё homogjenizuar, pa marrё parasysh pёrkatёsitё e ndryshme politike, fetare, krahinore apo sociale.
Ёshtё theksuar tanimё se Kosova nuk u bë rast i veçantё nё kohёt e reja apo nё vitet e fundit, ajo ka qenё e tillё pёr gati njё shekull. Mirёpo Ju kёtё e quani "vranjo", qё nё pёrkthimin shqip semantikёs së saj do t‘i pёrgjigjeshin sëtoku tri fjalë: gënjeshtёr, shpifje, trillim. Ёshtё e lehtё me njё fjalё pёrbuzёse tё hedhёsh poshtё tё drejtёn legjitime tё njё populli, kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i mëparshmi dhe i tanishmi, ёshtё shprehur dhe shprehet se Kosova ёshtё rast i veçantë, kur Presidenti Marti Ahtisari i qёndron gjithё kohës kёsaj pikёpamjeje, kur shkencёtarё e analistё tё shumtё politikё nga e gjithё bota kanё dhёnё njё varg faktesh dhe argumentesh, qё vërtetojnё atё qё theksoi Presidenti Fatmir Sejdiu nё Kёshillin e Sigurimit se "situata e Kosovёs ёshtё njё rast i veçantë, që duhet tё shihet nё kontekstin e shpёrbёrjes sё Jugosllavisё. Kosova ёshtё njё kombinim tejet i pazakontё i faktorёve, qё nuk mund tё gjenden gjetiu, duke përfshirё kёtu edhe shpartallimin jokonsensual tё njё shteti federal, pёrgjigjen e bashkёsisё ndёrkombёtare ndaj krizёs tragjike humane nё tё gjithё ish-Jugosllavinë, pastaj dhunёn e sponsorizuar nga Beogradi kundёr civilёve dhe spastrimin etnik nё Kosovë".
Tё gjitha vendet e civilizuara e demokratike e kanë kuptuar kёtё tё vёrtetё dhe prandaj po e njohin njëri pas tjetrit pavarёsinё e Kosovёs, gjё qё po e habit ambasadorin e Rusisё nё Shqipёri, kur u pyet nga një gazetare. Pёr t‘u habitur ёshtё se pёrse Rusia ende nuk po bindet që Kosova fitoi njё të drejtё historike dhe aktuale, morale dhe juridike, politike e humane pa cenuar askёnd dhe duke respektuar tё gjitha bashkёsitё brenda vendit. Rusia vazhdon tё mbetet (ose qëllimisht i intereson të mbetet e tillë për interesat e saj gjeopolitike) e mbërthyer me prangat e historiografisë false serbe se shqiptarёt janё tё ardhur nё Kosovё.
Nё pёrgjigje tё serbёve, qё gjatё protestave tё fundit mbanin nё duar pankarta me mbishkrime "Kosova ёshtё Serbi", "Kosova ёshtё djepi i popullit serb", i njёjti historian anglez, Noel Malkolm, ritheksonte edhe njëherë mё 26 shkurt nё gazetёn londineze "The Guardian" se "historia pёr serbёt ka nisur nё fillim tё shekullit VII, kur ata janё vendosur nё Ballkan. Baza e tyre e fortё ka qenё jashtё Kosovёs, tё cilën pastaj ata e kanё pushtuar plotёsisht nё fillim tё shekullit XIII. Kёshtu qё pohimi se Kosova ka qenё djepi" i serbёve ёshtё i pavërtetё". Edhe ekzistenca e monumenteve kulturore serbe nё Kosovё nuk mund tё jetё argument pёr pretendimin se "Kosova ёshtё Serbi", sepse me tё drejtё, Arbёn Xhaferri, i cituar mё sipër, shtron pyetjen se si mund tё shpjegohet qё serbёt kanё monumente tё vlefshme vetёm nё hapёsira, ku ata janё pakica tё papёrfillshme. Nё zemrën e Serbisë - nё Shumadi, nё Beograd, nё Fushka Gorё, nё Vojvodinë ata nuk kanё monumente tё kësaj rёndёsie. Kishat dhe manastiret e Kosovёs, por edhe ato të Maqedonisё, tё ndërtuara sipas stilit bizantin, nuk kanё asgjё tё pёrbashkёt me kishat, qё serbёt kanё ndёrtuar nё zonat e habitusit tё tyre real. Prandaj, lidhur me kёtё çёshtje duhet pranuar fakti i pakundёrshtueshёm historik, se shumё monumente tё lashta e tё vlefshme sot janё pjesё e shteteve që nuk i kanё ndёrtuar ato.
Zoti President!
Duke gjykuar se ёshtё me vend ta mbyll me kaq letrën drejtuar Juve, do tё dëshiroja qё Rusia tё dalё nga izolimi ku ёshtё futur, veçanёrisht pas 17 shkurtit - ditёs sё shpalljes sё pavarёsisё sё Kosovёs. Shumё pak vende e mbështesin pozicionin e saj, ndёrsa gjithnjё e mё tepёr po rritet lista e vendeve, qё po e njohin Kosovёn si shtetin mё tё ri tё pavarur dhe sovran në Evropë. Pёrpjekjet e Rusisё, si ajo e 11 marsit nё Kёshillin e Sigurimit tё OKB-së, pёr tё paraqitur njё projekt-deklaratë, qё kёrkonte anulimin e shpalljes sё pavarёsisё sё Kosovёs, sikur nuk i shkojnё diplomacisё ruse, derisa dihej qё mё parё se tanimё nuk mund tё ketё kthim prapa.
Nuk do tё jetё nё nderin e Rusisё si fuqi e madhe, nëse do tё vijojë tё mbajё qёndrim kundёrshtues e tё pengojё nё tё ardhmen pёrpjekjet legjitime tё Kosovёs pёr anёtarësim nё organizatat ndёrkombëtare, përfshirë OKB-në. Mё mirё se kushdo tjetёr, Ju e keni tё qartё se Rusia nuk mund tё ndikojё nё marrёdhёniet e Kosovёs me NATO-n dhe BE-në dhe kjo ёshtё me e rёndёsishmja. Evropa e ka theksuar disa herё se Kosova nuk ёshtё çёshtje e Rusisё, por e saj. Le tё shpresojmё se pasardhësi Juaj, Dmitri Medvedev, nuk do tё bёjё mё kryqin para ndonjё ikone nё Beograd me lutjen pravosllave "Shpëto tokën serbe!" dhe se, ndёrsa do tё çojё mё tutje sukseset, qё ka arritur Federata Ruse nёn udhëheqjen Tuaj nё fushёn e brendshme, koha do t‘i japё Atij tё kuptojё se në fushёn e politikёs sё jashtme nё rajonin e Ballkanit ka vend pёr ndryshime pozitive.
Me respekt,
Hajro Puka
Ish-diplomat
Tiranё, mё 28 mars 2008