KUR OPOZITA TAKOHET ME NATO-n
Aktiviteti i pardjeshëm, organizuar nga PS-ja me ambasadorët e NATO-s, ishte i paprecedent në llojin e aktiviteteve që mund të bëjë një parti opozitare. I paprecedent, nga prania e të ftuarve, nga mesazhet që u dhanë veçanërisht nga ambasadori amerikan, nga konteksti i zgjedhur për t‘u organizuar, me një fjalë nga vendosja e këtij aktiviteti në kohë dhe në hapësirë. Le t‘i marrim me radhë këto elemente që e bënë të paprecedent takimin e PS-së me të gjithë ambasadorët e NATO-s.
Së pari, le të sqarojmë se ç‘ishte aktiviteti në fjalë. Organizuar nga Partia Socialiste, ai vinte pas një letre të Ramës dërguar kreut të NATO-s, Shefer, ku qartësohej vullneti i palëkundur i opozitës pro ftesës për anëtarësim. Parë në këtë këndvështrim, ai ishte njëlloj show i opozitës për ta rikonfirmuar këtë vullnet; nëpërmjet rikonfirmimit të këtij vullneti, qeverisë i hiqen kartat e sulmit, më saktë të mbrojtjes, se kritikat ndaj saj për Gërdecin vijnë prej atyre që duan të lobojnë kundër marrjes së ftesës nga NATO. Në dekorin e këtij aktiviteti, kishte një poster të flamurit të PS-së që lidhte flamurin shqiptar me atë të NATO-s, diçka simbolike për të thënë se PS-ja do ta çojë Shqipërinë në NATO. Jo diçka e pamundur me sytë dhe pretendimet e opozitës, posaqë nga marrja eventuale e ftesës deri në anëtarësimin e plotë mund të kalojë kohë gjatë të cilës mund të jenë organizuar zgjedhjet politike të radhës apo të parakohshme.
Prania
Në aktivitetin në fjalë, që kishte më së shumti karakter propagandistik, apo mediatik, posaqë nuk ishte as shkencor, as si aktivitetet e Qemal Stafës, me gjithë respektin për to, as si ndonjë konferencë tjetër që ka bërë opozita në përgjithësi, ishin të pranishëm gjithë ambasadorët e vendeve të NATO-s në Shqipëri. Për këdo që kupton diçka nga organizimi i aktiviteteve të tilla me ndërkombëtarë, është e qartë si drita e diellit, se këtë prani masive e ka përcaktuar ambasadori më i rëndësishëm. Domethënë, në momentin kur ambasadori amerikan ka pranuar ftesën - gjithmonë nëse aktivitetin nuk e ka sugjeruar po vetë ambasadori amerikan - automatikisht të gjithë ambasadorët e tjerë do ta pranojnë atë. Në raste të tilla, edhe sikur Rama të mos kishte insistuar veç ftesës letër që i ka dërguar ambasadorëve, shqetësimi i pranisë së plotë pa mungesa të kolegëve të tjerë, është shqetësim i vetë ambasadorit amerikan. Epo, gjithë kjo prani ambasadorësh që dëgjojnë leksionet e Ramës për vizionin e së majtës në lidhje me NATO-n, është një mesazh në vetvete.
Mesazhet amerikane
Po cilat ishin mesazhet që dha ambasadori amerikan? Pikësëpari ai vlerësoi kreun e opozitës se u soll si "burrë shteti", me gjithë sirenat që mund t‘i vinin nga baza e tij për t‘u sjellë si "politikan". Me pak fjalë, mbështetur në interesin e ngushtë politik, ai mund të organizonte protesta të forta, çdo ditë dhe të kërkonte me forcë largimin e Kryeministrit Berisha. Zoti Widhers vlerësoi kështu se opozita kishte zgjedhur interesin kombëtar, marrjen e ftesës së anëtarësisë në NATO. Këtë e dëgjoi dhe zoti Berisha që mandej nuk mund të thotë besueshëm se opozita e sulmon atë ngaqë është kundër anëtarësimit. Ky vlerësim mund të merret edhe si rekomandim i ambasadorit, për të mos e tepruar shumë me lojën politike, pra për të mos hyrë në ujëra agresive.
Mesazhi tjetër i rëndësishëm është se "ne jemi të interesuar si ju, që zbulimit të tragjedisë t‘i shkohet deri në fund". Me siguri, edhe çështjes së mashtrimit në kurriz të amerikanëve me fishekë të vjetër, që mund të jenë paketuar edhe në Gërdec. Edhe nga ky mesazh, i thënë në atë konferencë organizuar nga opozita, Kryeministri nuk duhet të jetë ndjerë mirë. Kush di se ç‘del nëse i shkohet së vërtetës deri në fund.
Mesazhi i tretë ishte një mesazh akoma edhe më i rëndësishëm dhe Kryeministri nuk duhet të jetë ndjerë mirë gjithashtu. "Në rast se Shqipëria e merr ftesën, kjo nuk do të konsiderohet nga ne, thjesht si meritë e qeverisë, por e të gjithë klasës politike, pra dhe e opozitës". Në një takim të paradisakohshëm të senatorit Richard Lugar me një grup analistësh dhe ekspertësh, ky ishte sugjerimi im modest: "Duhet të sqarohet se ftesa nuk është vetëm për qeverinë, por për popullin shqiptar, pasiqë është provuar se vlerësime të tilla ndërkombëtare, nga krahët politikë në pushtet, janë konsideruar si leje për të bërë ç‘të duan në planin e brendshëm".
Konteksti i aktivitetit
Mesazhet e mësipërme tingëlluan të fortë, për shkak të kontekstit kohor. Vetëm pak ditë para Samitit të Bukureshtit, në një aktivitet partiak. Aktiviteti i PS-së, ku ambasadori zgjodhi të jepte këto mesazhe, u zhvillua njëkohshëm me pjesëmarrjen e Kryeministrit në një aktivitet rutinë të ndërrimit të komandës së pranisë së NATO-s në Tiranë, aktivitet që edhe ai merrte rëndësi simbolike, për shkak të kohës së zgjedhur. Por, ambasadori ishte këtej; ambasadorët e NATO-s ishin këtej. Të gjithë, madje edhe ambasadori grek, kombësinë e të cilit mbante gjenerali që u largua.
Konteksti kohor nuk do të kuptohej qartë, nëse nuk mbahet parasysh edhe diçka tjetër. Duket se ka njëlloj ftohjeje midis autoriteteve zyrtare amerikane dhe atyre shqiptare, duke filluar që nga shkrimi i "NYT", reagimet ndaj shkrimit prej Kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit Mediu. Ishte dukur dhe më parë nga formulimet e kujdesshme përgënjeshtruese të ambasadës ndaj përpjekjeve për të implikuar subjekte amerikane në tragjedinë e Gërdecit, nga telegrami i Bush-it drejtuar Presidentit Topi, nga misteri rreth ardhjes së ekspertëve të FBI-së, ndërkohë kur investigatorë të tjerë, veç atyre të "NYT" (nja pesëmbëdhjetë) kanë ardhur dhe më parë siç pohoi Trebicka në "Top Show"-n e së mërkurës.
Asgjë pa rend, çdo gjë me vend. Në vendin e duhur dhe në kohën e duhur; kjo duket deviza e punës së diplomatëve të fuqive të mëdha. Zbatimi i kësaj devize në aktivitetin e PS-së, ku deputetët e saj rrinin në rreshtin e dytë si dëgjues të pavëmendshëm të asaj që po ndodhte, u duk se ofroi dritë të veçantë për të ardhmen.