E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhardel pranon: Jam përdorues i kokainës

Sulmuesi brazilian Mario Zhardel ka pranuar publikisht se ka vuajtur varësinë ndaj kokainës. Ish-futbollisti i Portos dhe Gallatasarait ka treguar gjithçka në një emision të televizionit kombëtar "Globo", ku ka zbuluar se po përpiqej të shpëtonte nga kjo varësi. "Gjithçka filloi me shoqërinë e keqe, pastaj me shpejtësi vijuan divorci, depresioni dhe droga. Fatkeqësisht nuk bëhet fjalë për një ves kalimtar, ky është problem disavjeçar dhe nuk jam i sigurt nëse nuk do ta pësoj përsëri. Kam arritur që për dy muaj t‘i qëndroj larg kokainës", deklaroi sulmuesi që ka fituar edhe "Këpucën e Artë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›