Incidenti, stafi i Çelsit ofendoi Patris Evra
Lojtarët e Mançester Junajtid kanë akuzuar stafin e Çelsit se provokoi incidentin që ndodhi pas ndeshjes, duke ofenduar Patris Evra. "Ai u ofendua rëndë nga një pjesëtar i stafit të Çelsit. I kërkoi shpjegime por që nga ai moment, këta njerëz donin ta sulmonin. Është normale që u përpoqëm të mbronim shokun e skuadrës, por brenda pak sekondash, u rrethuam nga rojet e sigurisë. Kamerat e sigurisë do të tregojnë se çfarë ndodhi me saktësi. Nuk kam parë asnjëherë një gjë të tillë gjatë së gjithë karrierës sime. Jam i gatshëm të ndihmoj nëse kërkohet dëshmia ime rreth kësaj ngjarjeje", tregoi sulmuesi Karlos Tevez.