De Laurentiis: Laveci kujton se është Maradona
Më shumë se një konferencë, ajo e djeshmja është dukur si një shou i një njeriu, presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis, i cili ka sulmuar ashpër Ezekuiel Lavecin, duke përgënjeshtruar faktikisht lajmet për një "paqe" mes tyre. "Po kush kujton se është ai, Maradona?, tha dje presidenti. Ka shënuar vetëm 7 gola këtë sezon, jo 27. Është një lojtar që nuk ka vazhdimësi: Mitin e ‘Pocho‘-s e kemi krijuar ne, bashkë me median, por në të vërtetë ai nuk e meriton". De Laurentiis vazhdon: "Trajneri ka gjithë pushtetin mbi lojtarët, ai do të vendosë nëse Laveci do të luajë apo jo: megjithatë po marrim masat të për vazhduar më tej edhe pa të".