Tamifluja jo pa rekomandimin e mjekut, ka efekte anësore
Qytetarët që janë alarmuar për prekjen e Shqipërisë nga gripi i
derrit AH1N1 nuk duhet të nxitojnë për të marrë masa sipas qejfit të tyre. Askush nuk duhet të vrapojë në farmaci për të blerë vaksina pa marrë miratimin e mjekut. Ndërkohë që secili që ndien se ka probleme respiratore ose vëren se ka simptoma të gripit, duhet të paraqitet menjëherë te mjeku. Barnat popullore, ushqimet që dezinfektojnë organizmin nga mikrobet, alkooli, apo erëzat nuk ndihmojnë në shërimin e virozës. "Ndonjëherë ne jemi të mendimit se sëmundja kalon vetë. Por në fakt nuk duhet të neglizhojmë, duhet të marrim ndihmë te mjekët për çdo rast, ndërkohë që duhet të bëjmë kujdes me marrjen e vaksinës Tamiflu", sqaroi dje ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Sipas saj, kjo vaksinë ka edhe efekte anësore. Nuk është një medikament i thjeshtë, si ato që përdorim pa recetën e mjekut, sa herë prekemi nga viroza. Tamifluja ka edhe efekte anësore. Në udhëzimin e trajtimit të të prekurve apo për trajtimin e rasteve të dyshuara sqarohet se kjo vaksinë nuk mund të merret pa kryer konsultën te mjeku.
Sakaq, një tjetër problem është evidentuar dje nga shëndetësia. Ajo e vaksinave Tamiflu të mbetura stok, që nga virusi i shpendëve, dy vjet më parë, A(H5N1).
Aktualisht, në magazinat e strukturave shëndetësore ndodhen 3 mijë vaksina Tamiflu. Të gjitha këto vaksina janë blerë dy vjet më parë, si pjesë e masave për ruajtjen nga pandemia e gripit të shpendëve, AH5N1. Sipas firmës prodhuese dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nëse këto vaksina janë ruajtur sipas standardeve dhe sipas kushteve të përshkruara, atëherë ato janë efikase edhe 1 vit pas skadence. Nëse ato nuk janë ruajtur në kushte të përshtatshme, do të thotë që janë të skaduara pa kurrfarë vlere. Por sipas ministres së Shëndetësisë, për ta vërtetuar këtë do të bëhet edhe analiza e preparatit. DO të jetë qendra e kontrollit të barnave, laboratori i saj, që do të bëjë edhe evidentimin nëse produkti ka vlerë apo duhet eliminuar. Sakaq, një pjesë tjetër vaksinash, konkretisht plot 10 mijë doza të tjera janë në fazë prokurimi nga shëndetësia shqiptare. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka inspektuar strukturat e ngritura në Aeroportin e Rinasit, ndërkohë që ka garantuar se së shpejti mbërrijnë 10 mijë doza Tamiflu. Sipas saj, po hetohet për sasinë e vaksinave që tashmë i ka kaluar data e skadencës. "Jemi duke hetuar për këtë çështje. Na kanë thënë se nëse janë ruajtur në standardet e duhura, këto medikamente janë ende të vlefshme. Gjithsesi, jemi në prokurim për sjelljen e 10 mijë dozave të tjera", u shpreh Godo. Autoritetet e shëndetësisë u bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes në përdorimin e këtij medikamenti, pasi ka efekte anësore dhe kërkohet me doemos konsulenca e mjekut.
"Tamifluja nuk duhet të përdoret në asnjë mënyrë pa rekomandimin e mjekut", theksoi Godo. Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik vazhdojnë të grumbullojnë mostra gjaku të personave të prekur nga gripi i thjeshtë dhe të tjerë që tregojnë komplikacione apo raste më të rënda të virozës.
Sipas specialistëve ka rezerva ndaj mostrave që mbledhin mjekët e familjes nëpër rrethe, pasi vetëm një pjesë e tyre i sjellin ato të sakta.