E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorenzo fiton garen dhe vendin e pare

Horge Lorenzo ka fituar Cmimin e Madh te Portugalise, klasi MotoGP. Spanjolli i Yamaha-s ka fituar perpara Daniel Pedrosa me Honda dhe shokut te skuadres Valentino Rosi. Ne vend te katert eshte Kolin Eduards (Yamaha), i pesti per Xhon Hopkins (Kawasaki). Vetem vendi i gjashte per kampionin e botes ne fuqi, australianin Kejsi Stoner dhe Ducati e tij.Lorenzo arriti ate qe prej kohesh dukej se do te vinte nga casti ne cast, fitoren ne e pare ne GP te klasit mbretereshe. Pas tre pole-position radhazi, nje vend te dyte dhe nje te trete, ja tek vjen shkalla me e larte e podiumit. Vertet i forte ky djalosh qe dje ka fituar me bindje te plote, edhe pse kishte dhimbje krahu, ndonese kishte presionin e Pedroses dhe Rosit, sic edhe ne klasifikim. Gara u vendos kur 16 xhiro nga perfundimi, Lorenzo ka thyer hijet dhe e ka parakaluar rosin ne piken me delikate te pistes. U duk se Valentino nuk kishte me gomat e duhura per t'u mbrojtur dhe pas dy kalimesh, Pedrosa e parakaloi. Rivaliteti mes Lorenzos dhe Pedroses eshte dicka qe nuk mund ta kalosh lehte. Jo me kot te dy jane ne krye te renditjes me nga 61 pike. Mekat qe Andrea Dovicioso, autor i nje gare te mire, nuk arriti ta perfundonte. Italiani ishte me grupin e kreut, por ne mes te gares rreshqiti dhe u terhoq. Nderkohe probleme per Ducati, qe duket se nuk i ka gjetur ende sensin e mases.

Lorenzo: Jam ne qiellin e shtate

"Jam ne qiellin e shtate, eshte nje moment i papershkrueshem". Horge Lorenzo eshte euforik dhe pas fitores se tij te pare ne MotoGP, e arritur ne pisten e Estorilit ne Cmimin e Madh te Portugalise. Spanjolli, pas tre pole-position, fitoi edhe podin e trete radhazi, merite edhe fale renies se kuqe. "Do ta vesh ne cdo gare, me sjell fat", ben shaka centauri i Yamaha, qe i ka kerkuar falje edhe Valentino Rosit per nje "manover te rrezikshme, por nuk munda te bej asgje tjeter". E vetmja gje e dhimbshme eshte problemi me krahun: "Me dhemb shume, mbase neser do t'i bej operacionin", ka perfunduar Lorenzo.

Renditja ne Cmimin e Madh te Portugalise

1 Jorge LORENZO SPA YAMAHA

2 Dani PEDROSA SPA HONDA

3 Valentino ROSI ITA YAMAHA

4 Kolin EDUARDS USA YAMAHA

5 Xhon HOPKINS USA KAWASAKI

6 Kejsi STONER AUS DUCATI

7 Xhejms TOSLEND BM YAMAHA

8 Kris VERMULEN AUS SUZUKI

9 Loris KAPIROSI ITA SUZUKI

10 Shinia NAKANO JPN HONDA

Renditja e Pergjithshme

Pilotet

1 Jorge LORENZO SPA 61

2 Dani PEDROSA SPA 61

3 Valentino ROSI ITA 47

4 Kejsi STONER AUS 40

5 Xhejms TOSLAND BM 29

6 Loris KAPIROSI ITA 26

7 Xhon HOPKINS USA 24

8 Kolin EDUARDS USA 22

9 Andrea DOVIZIOSO ITA 21

10. Niki HEJDEN USA 19

Konstruktoret

1 Fiat Yamaha Team 108

2 Repsol Honda Team 80

3 Ducati Marlboro 52

4 Tech 3 Yamaha 51

5 Rizla Suzuki Motogp 40

6 Kawasaki Racing 27

7 Honda Gresini 23

8 JIR Scot Team 21

9 Team Alice Ducati 10

10 Honda Lcr 8


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›