Ismaili: Po fitoi Dinamo, largohem
Deklarata e se shtunes ne mbremje e presidentit te Shkumbinit, Xhavit Ismaili, ka qene si nje rrufe ne qiell te hapur per te gjithe tifozerine peqinase. Njeriu qe arriti te krijoje nje grup solid, duke lene pas shpine kampionatet e dobeta te dy viteve te fundit, ka thene ne nje emision televiziv se nese ekipi i tij humbet ndaj Dinamos, ai do te largohet nga drejtimi i skuadres, per te qene thjesht nje donator. "Mund te them vetem kaq, nese Shkumbini mposhtet nga Dinamo kete jave, une nuk do te jem me president i skuadres", ka thene Xhavit Ismaili, bosi i ndertimeve, qe ne kete mes kerkon te fuse vetem ceshtje morali. "Ne cdo humbje te Shkumbinit ne Peqin, sa here qe jemi mundur, me kane kryqezuar per tolerime apo edhe marreveshje. Shkumbini mund t'i kishte bere gjera te tilla, por sic e pate kete vit, si ne kampionat, ashtu edhe ne Kupe, ne kemi bere loje te ndershme, ndaj nuk do te mundja kurre te pranoja fjale te tjera ne dem te personit tim", ka thene presidenti Ismaili. Gjithcka, ne fakt, i referohet situates aspak normale te ketij fund-kampionati, ku dyshohen se mes kupes dhe titullit kampion, kane filluar nje seri marreveshjes ne dem te ekipeve te tjera. Per t'i vene kapak kesaj, presidenti Ismaili shton: "Jane fjale te tilla qe nuk me le te qete. Nese Dinamo fiton, une nuk do te jem me president i Shkumbinit, por e ndjej se skuadra nuk do te me zhgenjeje dhe do te respektoje kampionatin, sic ka bere deri me tani".
Je.Se.
Deklarate e parakohshme
Zakonisht jemi mesuar me doreheqje perpara humbjeve te "stisura" apo te parashikuara, por deklarata e presidentit te Shkumbinit, xhavit Ismaili, perben nje rekord me vete, pasi njeshi i skuadres peqinase nuk paska aspak ndermend te toleroje nje humbje te ekipit te tij ne fushen e tij, ne nje pike ku kampionati eshte veshur me nje tis dyshimi dhe intrige.