E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuere: Prishtina dhe Shkupi të vendosin marrëdhënie diplomatike

Ambasadori i BE-së, në Shkup, Ervan Fuere ka kërkuar që Shkupi dhe Prishtina të sigurojnë marrëdhënie të mira si fqinj. Përforcimi i marrëdhënieve do të jëtë në dobi të dy shteteve. Duhet të jepen maksimumi që çështjet e hapura mes Prishtinës dhe Shkupit të mbyllen. Të përfundohet demarkacioni i kufirit dhe të vendosen marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, theksoi Fuere. Qarqe politike në Bruksel nuk kanë komentuar më detajisht debatet dhe shkëmbimet e fundit të deklaratave dhe kritikave në relacionet Prishtinë-Shkup. Zyrtarë të BE-së kanë kërkuar që këto dy vende më shumë të kujdesen për përmbajtjen e marrëdhënieve të tyre se sa për formën e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›