E Diel, 1 Nëntor 2026

Një det me fjalë, një konkurs për tregimin

Për të dytin vit radhazi, Instituti Evropian i Mesdheut, anëtare e Rrjetit Spanjoll dhe Fondacioni Anna Lindh kanë lancuar projektin "Një det me fjalë. Ky projekt ka për qëllim të inkurajojë prodhimin e tregimit të shkurtër (short story), ku do të portretizohen realitete të ndryshme të rajonit Euro-Mesdhetar, përthyer nga këndvështrimi i të rinjve. Për këtë, Fondacioni Anna Lindh në bashkëpunim me IEMed do të organizojnë konkursin Euro-Mesdhetar në gjinie e tregimit të shkurtë, me temë  rivendosja e besimit, dialogut dhe pajtimit në situatat e krizave dhe konflikteve. Në 2008, në edicionin e parë të konkursit, i cili ishte një sukses janë mbledhur gjithsej një total prej 211 tregimesh të shkurtër nga 37 vende, duke përfshirë katër vendet e Ballkanit. Afati zyrtar për dorëzimin e historive është data 20 qershor 2009. Disa detaje teknike më shumë për këtë projekt janë: 1)Target grupi: të rinjtë e nën moshën 30 vjeç, të cilët të jenë shtetas të një nga dyzet e tre vendet e rajonit Euro-Mesdhetar. 2)Tregimet mund të paraqiten nga një autor ose edhe nga bashkëpunimi i dy ose më shumë autoreve që punojnë bashkërisht. Aplikantët mund të paraqesin më shumë se një histori. 3)Tregimet nuk duhet të kalojë një gjatësi prej 2.500 fjalësh dhe duhet të jenë të shkruara në një nga gjuhët zyrtare të 43 vendet e hapësirës Euro-Mesdhetare. Ata duhet të jenë origjinale, të papublikuar më parë për të mos shkelur të drejtën e autorit ose çdo të drejtat e palëve të treta  Punimet duhet të trajtojnë çështje të lidhura me dialogut ndërkulturor, në veçanti për të tematiken e rikthimit të besimit, dialogut dhe pajtimit në situatat e krizave dhe konflikteve. 4) Aplikantët duhet të dorëzojnë punimet e tyre në faqen zyrtare të konkursit të IEMed. Procedura e vlerësimit: Seleksionimi i parë i punimeve do të përzgjidhet nga në juri kombëtare. Pesë punimet më të mira të çdo vendi do të përkthehen në gjuhën angleze dhe do tí dërgohen Jurisë ndërkombëtare që  Fondacioni Anna Lindt do të krijojë për këtë qëllim, të përbërë nga pesë personalitetet nga rajoni Euro-Mesdhetar të fushës akademike, të medias apo të fushës së letrave. Në fund të muajit korrik, juria do të përzgjedhë 30 punimet më të mira. Çmimet: Në shtator 2009, autorët e 30 punimeve më të mira do të ftohen të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e cila do të organizohet në Barcelonë. Punimet e tyre do të botohen në formatin e një antologjie. Aktivitetet kulturore në Evropë: Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, 30 fituesit të shoqëruar nga të rinj spanjollë do të marrin pjesë në një forum rinor me tematikë rivendosjen e besimit, dialogut dhe pajtimit në hapësirën Euro-Mesdhetare. Gjithashtu ata do të marrin pjesë në aktivitete kulturore që do të organizohen në  qytetin e Barcelonës dhe në Toledo. Atelietë kombëtare: Fituesit do të kenë mundësinë të vizitojnë atelietë kombëtare të krijuesve të qyteteve të tjera të hapësirën Euro-Mesdhetare gjatë periudhës vjeshtë-dimër 2009-2010. Në rastin e Shqipërisë është Forumi Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve, që ka marrë përsipër mbledhjen e materialeve dhe seleksionimin e tyre në përputhje me kërkesat e organizatorëve. Po ashtu, ky forum merr përsipër edhe përkthimin në anglisht të tregimeve të përzgjedhura.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›