Burg abuzuesve, jo më gjoba
Forcohen masat ndëshkuese ndaj atyre titullarëve që shkelin ligjin e buxhetit të shtetit, duke bërë të mundur pengimin e realizimit në kohë të investimeve. Drejtoria e Përgjithshme e Auditit të Brendshëm sapo ka përfunduar raportin për tremujorin e parë të 2008-s, ku janë konstatuar rreth 2.9 miliardë lekë dëme ndaj shtetit. Drejtori i saj, Pajtim Shehu, shpjegon për gazetën "Shqip", veprimtarinë e institucionit që drejton, problematikën, rastet që po hetohen dhe ato që priten. Për herë të parë, me një urdhër të veçantë të Kryeministrit, janë duke u audituar të gjitha shpenzimet e kryera në dhjetëditëshin e fundit të dhjetorit 2008, për katër ministritë kryesore.
Ditët e fundit, institucioni juaj publikoi raportin e auditimit për institucionet kryesore. Konkretisht çfarë është konstatuar gjatë kontrolleve dhe a mund të na thoni se cila periudhë i përket auditimit?
Raporti i bërë publik për aktivitetin e Auditit të Brendshëm i referohet ekzaktësisht periudhës së vitit 2005 dhe tremujorit të parë të vitit 2006. Drejtoria jonë kryen kontrolle mbi mënyrën se si janë shpenzuar fondet e buxhetit një herë në dy vjet për çdo institucion. Shuma e dëmit e konstatuar nga strukturat tona të auditit rezulton për këtë periudhë që përmenda rreth 2.9 miliardë lekë. Nga kjo shumë, rreth 2.6 miliardë lekë i përket dëmit të shkaktuar nga evazioni fiskal, ndërsa rreth 265 milionë lekë janë dëme të shkaktuara në disiplinën financiare.
Po për sa i takon masave të kërkuara nga drejtoria juaj, çfarë është bërë?
Janë gjithsej 1930 masa të dhëna nga drejtoria jonë ndaj institucioneve që kanë krijuar dëmin në fjalë, ndërsa si numër të implikuarish janë rreth 7000 punonjës. Duhet të them se dëmi i shkaktuar nga këta punonjës, prej rreth 2.9 miliardë lekësh, përbën rreth 0.3 për qind të buxhetit total të një viti. Për sa i përket masave administrative të dhëna, 756 prej tyre u përkasin masave organizative dhe disiplinore, duke përfshirë rastet për largimin nga puna dhe heqjen e statusit të nëpunësit civil. Po ashtu janë vendosur 96 gjoba për 137 zyrtarë. Nga konstatimet e strukturave të auditit, rreth 96 për qind e rasteve janë pranuar nga institucionet, gjë që shpreh punën e mirë nga ana jonë. Kujtomë se kjo shifër dy vjet më parë rezultonte rreth 83 për qind e rasteve të zbuluara, të pranuara si shkelje nga ministritë. Në fakt, rezultati i arritur vjen si pasojë e legjislacionit të ri, ku drejtuesit të një institucioni i jepet 30 ditë kohë për të evaduar materialin e audituar nga ne. Ajo që është e rëndësishme mbetet fakti se institucionet që ne auditojmë e kanë kuptuar funksionin e strukturave tona dhe kjo shihet te zbatimi i rekomandimeve të dhëna nga ne. Në përmirësimin e punës tonë ka ndikuar edhe urdhri i Kryeministrit më 2006-n, sipas të cilit rekomandimet e Auditit të Brendshëm, KLSH-së dhe Departamentit të Antikorrupsionit në Kryeministri, duhet të zbatohen medoemos nga institucionet që kontrollohen.
Te masat e vendosura nga ju, a ka pasur edhe raste për ndjekje penale...
Po patjetër. Është bërë denoncimi në katër raste për tre persona. Nga këto, dy kanë shkuar për ndjekje penale. Njëri nga këto i përket shtypshkronjës në varësi të drejtorisë sonë, e cila kryente funksionin e prodhimit të letrave me vlerë, si bileta urbani, teatri, kinemaje, etj. Konstatimi i këtij rasti erdhi pas denoncimit të bërë për biletat e shitura në Teatrin Kombëtar. Ndërsa rasti tjetër i ndjekjes penale i takon Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë, konkretisht për strukturat e KESH-it. Këta individë të kallëzuar penalisht nga Drejtoria e Auditit kanë shpërdoruar me postin e detyrës.
Po raste të tjera?
Ne si drejtori jemi në proces auditimi drejt përfundimit aktualisht në Zyrën e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, ku për titullarin e këtij institucioni jemi duke bërë gati kallëzimin penal. Shkeljet në këtë institucion kanë qenë për fondet e buxhetit.
A mund të na thoni se cili është thelbi i auditimit nga ana e strukturave tuaja?
Duhet të kuptojmë se thelbi i misionit tonë nuk është kontrolli ose konstatimi i dëmit. Nëse do të ndodhte vetëm kështu, atëherë do të hynim në një rreth vicioz. Detyra jonë thelbësore është përmirësimi i zbatimit të procedurave ligjore për shpenzimet publike. Rekomandimet tona të njëpasnjëshme për të gjitha institucionet përforcojnë gjithnjë e më shumë ligjin, në mënyrë që për çdo titullar që mund të vijë nesër në pushtet, të mos ketë hapësira për të abuzuar me fondet. Ajo që dua të theksoj është fakti se ky thelb, me shumë vështirësi është kuptuar edhe nga audituesit. Po t‘i referohemi evidencave për vitet 2006, 2007 dhe 2008, shuma e zbulimeve ka ardhur në rënie ose 3.5 herë më pak. Kur themi në rënie, duhet të kuptojmë jo paaftësinë e audituesit për të zbuluar dëmin, por përmirësimet e bëra me anë të rekomandimeve tona, kanë prodhuar më pak hapësira për abuzime. Për këtë arsye, kemi marrë vlerësime edhe nga ekspertë të Bashkimit Evropian. Madje, drejtoria jonë asistohet nga këta ekspertë. Pra, ajo që dua t‘ju them është se Drejtoria e Përgjithshme e Auditit po ecën në rrugë të mbarë.
Po numër rekomandimesh, sa janë dhënë?
Rreth 2840 rekomandime, të cilat janë marrë në konsideratë nga titullarët e institucioneve, në nxjerrjen e urdhrave, të akteve nënligjore, në zbatimin e detyrave, etj. Unë kam kërkuar që punonjësi i auditit të mos konstatojë dëmin, por të shkruajë rekomandimet saktë dhe qartë, në mënyrë që të mos përsëriten shkelje. Nëse konstatojmë, p.sh., që në rregullat e zbatimit të procedurave të prokurimit publik ka probleme, strukturat e auditimit janë ato që propozojnë ndryshimin e atyre pikave që sjellin probleme. Pastaj është vet Agjencia e Prokurimit Publik, e specializuar në këtë fushë, apo Avokati i Prokurimeve, që merr ose jo në konsideratë rekomandimet tona.
Vihet re një tendencë, jo vetëm e ministrive, por edhe tek institucionet e tjera, për të shpenzuar fondet që kanë mbetur në fund të vitit, ku në shumë raste vërehen shpërdorime në shuma të konsiderueshme? Çfarë ka bërë drejtoria juaj në lidhje me këtë fenomen?
Po, kjo është e vërtetë. Në evidencat që ne do të publikojmë së shpejti, janë përfshirë rezultatet e kontrollit për shpenzimet e kryera në fundin e vitit. Lidhur me këtë, Kryeministri ka nxjerrë urdhrin që shpenzimet e bëra në 10 ditët e fundit të dhjetorit 2007, do të jenë objekt auditimi i strukturave tona. Që prej 15 vitesh, ministritë kanë tendencën për të shpenzuar rreth 40 për qind të buxhetit në fundin e vitit, kryesisht në javët e fundit të dhjetorit. Kjo i krijon qeverisë një presion të madh lidhur me inflacionin, por mbi të gjitha krijon shpërdorim të fondeve nga shpenzimet e tepërta. Shpenzimet duhet të kryhen në përpjesëtim të muajve të vitit, jo domosdoshmërisht në janar të kryhen tenderët për zbatimin e buxhetit, por të paktën në muajt maj-qershor të ketë përfunduar numri më i madh i procedurave prokuruese. Kjo në fakt po ndodh në këtë vit, ku si pasojë e miratimit të buxhetit në muajin tetor 2007, institucionet i kanë pasur fondet në dispozicion që më datën 3 janar 2008, e si rrjedhojë e këtij ritmi, për këtë periudhë që flasim janë prokuruar rreth 40 për qind e fondeve buxhetore.
Cilat ministri janë marrë si objekt kontrolli për shpenzimet e kësaj periudhe?
Janë katër ministritë që marrin më tepër fonde: Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve. Për këtë të fundit, fokusi i kontrollit është përqendruar kryesisht te Drejtoria e Rrugëve. Pas shpenzimeve të kryera nga këto ministri, ajo e Financave ka përcaktuar që asnjë procedurë prokurimi nuk do të kryhet pas datës 1 tetor të çdo viti. Pra, pas kësaj date nuk duhet të zhvillohen tenderë, por do të zbatohen nga buxheti i shtetit kontrata të lidhura para 1 tetorit. Ky "presion" i Ministrisë së Financave ka dhënë rezultate për këtë vit që flasim, ku e përsëris, rreth 40 për qind e buxhetit është prokuruar deri në muajin maj.
Megjithatë, zbatimi i buxhetit të shtetit has në shumë probleme. Qeveria ka miratuar ligjin organik të buxhetit të shtetit, por pak elementë janë zbuluar në përmbajtjen e tyre?
Si fillim doja të thosha se me ndërhyrjen që ju bë ligjit në fjalë nga ana e Drejtorisë së Auditit, janë vendosur shumë elementë që garantojnë zbatimin e fondeve buxhetore në mënyrë efikase. Kështu, p.sh., nuk do të jepen më fonde vetëm pse e kërkon deputeti i një zone të caktuar elektorale apo akordim fondesh me pëlqimin politik të një ministri. Tashmë, aprovimi për kalimin e fondeve bëhet vetëm nëse kërkesa për to shoqërohet me projekt konkret, me të dhëna të detajuara, në mënyrë që të kuptohet qartë nëse ia vlen apo jo të hedhësh para për x rrugë apo x shkollë, etj., etj. Procedurat e reja kërkohen edhe për të shmangur financimin për të tretën herë të një objekti. Tjetër ndryshim në ligj, sipas rekomandimit të Auditit, lidhet me faturat e degëve të thesarit. Kështu, nuk do të pranohen më fatura në Degën e Thesarit jashtë afatit 30 ditor të ekzekutimit. Pra, n.q.s sot jemi më datën 19 maj, Dega e Thesarit nuk mund të pranojë një faturë të datës 16 prill. Kjo formë e çon institucionin përpara një presioni në mënyrë që të planifikojë drejt mënyrën e shpenzimeve, por mbi të gjitha kjo formë shmang aferat korruptive, pasi detyron titullarin të mos mbajë fshehur faturat si mjet presioni ndaj subjekteve që kërkojnë likuidimin për shërbimin e bërë. Kemi konstatuar raste kur drejtorë institucionesh nuk paguanin firmat e ndërtimit me justifikimin se nuk u kalon fondet Dega e Thesarit. Kjo situatë detyronte firmat private të jepnin para nën dorë në mënyrë të padrejtë. Tashmë titullarët duhet ta zbatojnë faturën brenda 30-ditëshit. Në rast të kundërt, masa e ndëshkimit për x titullar do të jetë deri në ndjekje penale. Konkretisht për ligjin organik të buxhetit, më duhet të them se kam qenë anëtar i grupit për hartimin e tij, e në këtë mënyrë mund t‘ju përmend të tjera ndryshime të rëndësishme. Ky ligj është hartuar nga Drejtoria e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Drejtoria e Thesarit, po në këtë ministri, Drejtoria e Auditit të Brendshëm dhe ajo e Makros. Një ndryshim thelbësor në ligj ka të bëjë me masat ndëshkuese ndaj titullarëve që shpërdorojnë fondet. Kështu, për një shkelje financiare, një zyrtar mund të ndëshkohet me 7 paga mujore, e cila shkon në rreth 500 mijë lekë të reja. Më parë, për të njëjtat shkelje, një drejtori i vihej gjobë 5 mijë lekë të reja, e cila nuk jepte efektin e duhur në zbatimin e ligjit. Ndërsa masë ndëshkimi maksimale, do të jetë burgu. Më duhet të them se ka pasur reagime të forta nga ana e ministrive lidhur me ndryshimet në ligj, në bazë të të cilit duhen respektuar të gjitha afatet e procesit buxhetor. Tjetër ndryshim mund të përmend rastin që ministri nuk ka më të drejtë firme për proceset e tenderimit.
Si funksionojnë strukturat e auditimit?
Strukturat e auditimit janë struktura vertikale, ndërsa si sistem, operojnë në formë të decentralizuar. Sot, të 14-at ministritë kanë struktura auditimi, përjashto Kryeministrinë, pasi për të funksionon Departamenti i Antikorrupsionit dhe Ministrinë e Integrimit që ka pak fonde. Auditimi kryhet dhe për bashkitë në nivel qarku dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Objekt kontrolli i drejtorisë tonë janë dhe sh.a.-të, ku shteti zotëron mbi 51 për qind të aksioneve, si dhe institucionet e pavarura. Aktualisht janë të punësuar 380 punonjës, ku 22 prej tyre janë në Drejtorinë e Përgjithshme të Auditit. Brenda muajit prill 2009, duhet të jenë të gjithë të certifikuar dhe për këtë jemi duke kryer provime për katër lëndë specifike të fushës. Lidhur me emërimin dhe largimin, këto dy veprime kryhen me miratimin apo jo të drejtorit të përgjithshëm të Auditit. Më duhet të them se shumë shpejt, qeveria do të marrë një vendim për rritje page me 25 për qind për punonjësit e Auditit, në mënyrë që këto të mos ndjehen inferior gjatë procesit të punës kur kontrollojnë një zyrtar, i cili merr dyfish ose trefish të pagës që merr një auditues.
Puna me KLSH-në
Sipas Shehut, bashkëpunimi me KLSH-në paraqitet tepër institucional. Çdo raport që hartohet shkëmbehet nga strukturat përkatëse. Po ashtu, me ligjin e ri, dy institucionet rakordojnë punën e tyre, në mënyrë që të mos ketë përplasje. "Por më duhet të them se Auditi nuk mund të kontrollojë një institucion që më parë ka kaluar në "dorë" të KLSH-së. Për sa i përket shifrave të zbulimit, duhet të keni një gjë parasysh, se rezultatet e Auditit dalin nga kontrolle që KLSH-ja nuk i ka kryer për institucione të caktuara. E njëjta gjë vlen edhe për periudhën e kontrollit", sqaron Shehu.
Institucionet e pavarura
Strukturat e Auditit sapo kanë mbaruar kontrollin në dy institucione tepër të rëndësishme, siç është Kontrolli i Lartë i Drejtësi dhe Komisioni i Shërbimit Civil. Po ashtu, këtë javë do të nisin kontrollet edhe për tre institucione të pavarura, që janë: Enti Rregullator i Telekomunikacioneve (ERT), Enti Rregullator i Energjisë (ERE) dhe Enti Rregullator i Ujit (ERU).