E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjen në Kosovë, promotori i pavarësisë

Prishtinë -Prishtinë - Nënpresidenti amerikan, Xhozef Bajden të enjten arrin për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, aterrimi i të cilit do të bëhet në një vend më proamerikan në Botë. Bajden është vetëm një segment impulsiv i qëndrimit zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës si dhe vlerave demokratike të ndërtuara në vendin tonë.

Vizita e tij në Prishtinë vlerësohet një mbështetje e fuqishme e Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës. Udhëheqësit e lartë shtetëror të Kosovës, por edhe qytetarët shprehën impresionues për vizitën e mikut të madh nga Amerika, Jo Bidenit, në shtetin e pavarur të Kosovës. Mbështetja amerikane për Kosovës ka qenë dhe mbetet esenciale, mirëpo vizita e Bidenit është një rikonfirmim e qëndrimit proKosovë të SHBA-ve.

Kosova ka organizuar mikpritje meritore nënpresidenti amerikan Bajden i cili konsiderohet si promotori më i madh amerikan i pavarësisë së Kosovës. Presidenti Fatmir Sejdiu do ta dekorojë atë me çmimin “Medalja e Artë e Lirisë”, ndërsa nxënës të komunave Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, do të dalin nëpër rrugë nga Aeroporti deri në Prishtinë për ta pritur nënkryetarin Bajden.
Nënpresidenti amerikan pas takimit me zyrtarët më të lartë shtetëror të republikës do t’i drejtohet me një fjalim edhe Parlamentit të Kosovës.

Vetë Bajden gjatë një fjalimi që e mbajti në Parlamentin e Bosnjë e Hercegovinës tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se ka rëndësi kritike për stabilitetin e rajonit. Bajden shpreson që serbët të heqin dorë nga kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës dhe të punojnë me bashkësinë ndërkombëtare për të ndihmuar popullin e Kosovës.

Në Prishtinë autoritetet përgatisin ceremonitë për pritjen e nënpresidentit amerikan Joseph Biden i cili pritet të qëndrojë në Kosovë të enjten në kuadër të vizitës së tij të filluar në Ballkan. I tërë lidershipi politik i vendit, si dhe qytetarët e cilësojnë me rëndësi historike këtë vizitë që është e vizita e nivelit më të lartë politik nga Amerika, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Edhe Policia e Kosovës, ka hartuar planin operativ për veprime shtesë gjatë vizitës së Bajdenit në Kosovë, e cila do ta ketë edhe pjesën e vetë të përgjegjësisë në sigurinë e nënpresidentit Bajden. Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës, thotë se Policia e Kosovës do të angazhojë të gjitha njësitet e saj për garantimin e rendit gjatë vizitës së nënpresidentit Xho Bajden.

Shkolla Amerikane në Kosovë është zgjedhur që me 50 nxënës të saj të jenë të parët që do ta përshëndesin në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden. Përgatitjet për pritjen po vazhdojnë nga Shkolla amerikane në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Ndërkaq Ambasada amerikane në Kosovë, tashmë ka planifikuar në detaje vizitën e zv.presidentit amerikan Biden në Kosovë, e cila do të jetë shumë e ngjeshur me takime dhe vizita, si dhe me një fjalim që Biden do të mbajë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Edhe Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë, MASHT në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, kanë bashkërenduar agjendën e pritjes për mikun e madh të kombit shqiptar, Joe Biden, ku do të marrin pjesë numër i madh i nxënësve, studentëve dhe qytetarëve nga e tërë Kosovë, të cilët do të organizojnë pritje madhështore për zv.presidentin amerikan, Biden.

Kryeqyteti me "veshje" festive

Edhe më madhështore do ta bëjë pritjen e mikut të madh të kombit shqiptar, Jozef Bidenit, është pamja festive që i është bërë kryeqytetit, për të cilën është anagazhuar Kuvendi Komunal i Prishtinës. Por ajo qe është më shumë e rëndësishme vjen nga fakti se Biden, do të gjejë në Kosovë, mikëpritjen më të ngrohtë dhe më të sinqertë të popullit shqiptar, i cili tradicionalisht di ti çmojë dhe vlerësojë miqtë e vet të dëshmuar në kohërat më të vështira.

Vizita e Bajdenit e gjen Kosovën në rrugën e integrimit ndërkombëtar, përderisa agjenda e njohjeve për pavarësinë e vendit tonë, ka arritur numrin 60, shumica prej të cilave e kanë njohur shtetin më të ri, falë lobimit dhe ndikimit amerikan, pa lënë anash edhe angazhimin e institucioneve shtetërore të Kosovës(në fushën e lobimit) si dhe ndikimin e liderëve të pavarur. Veton Rugova

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›