E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbretëria e Bashkuar mbështetje FSK-së

Prishtinë -Mbretëria e Bashkuar ka dhënë një ndihmë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila do të ndihmojë FSK-në për ngritjen e kapaciteve të saj. Marrëveshja është nënshkruar midis Ministrisës së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me anë të kësaj ndihme, pjesëtarët e FSK-së, do të kryejnë trajnime në fusha të ndryshme dhe sipas standardeve të NA TO-s.

Ministri i FSK-së Fehmi Mujota tha se kjo ngjarje është me rëndësi jo vetëm për Ministrinë, por edhe për gjithë Kosovës sepse nga kjo mundësohen trajnime të pjesëtarëve sipas standardeve të Aleancës së NATO-s.

Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Andy Sparks, tha kjo do të jetë një shtytje për thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Sparks shtoi se Britania do të vazhdon të jap ndihmën dhe këshillat e saj kohë pas kohe dhe se Kosova me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeve dhe atyre që pritet t’i realizoj do të arrijë të jetë pjesë e NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›