Hyseni merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm
Lubjanë -Ministri Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka marrë pjesë sot në takimin e ministrave të jashtëm të shteteve të Partneritetit Rajonal, që janë Austria, Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia dhe Sllovenia, dhe ministrave të jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Takimi u mbajt në Brdo pri Kranju të Sllovenisë.
Gjatë takimit, ministrat diskutuan për aspekte që lidhen me zgjerimin e Bashkimit Evropian, bashkëpunimin kufitar, liberalizimin e vizave, projektet infrastrukturore, si dhe për masat e nevojshme për zbatimin e reformave në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për tejkalimin e krizës ekonomike dhe financiare.
Në diskutimin e tij, Ministri Hyseni theksoi rëndësinë e partneritetit rajonal si instrument i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai, theksoi se Republika e Kosovës është thellësisht e përkushtuar ndaj proceseve të integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, Ministri Hyseni ka vënë në pah krijimin dhe konsolidimin e strukturave efektive institucionale të Republikës së Kosovës si dëshmi e këtij përkushtimi dhe e perspektivës evropiane të Kosovës.
Gjithashtu, Ministri Hyseni ka theksuar rëndësinë e madhe të përfshirjes dhe pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në të gjitha skemat dhe programet e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, siç është liberalizimi i vizave.
Në vazhdën e këtij takimi, Ministri Hyseni ka zhvilluar dhe një sërë takimesh dypalëshe.
Ai ka pasur një takim të frytshëm dhe miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Michael Spindelegger. Po ashtu, Ministri Hyseni ka takuar Ministrin e Jashtëm e Sllovenisë, z. Samuel Zbogar dhe Ministrin e Jashtëm të Hungarisë, z. Peter Balazs.