Biden mbërrin në Prishtinë
Prishtinë (ora 10:00)-Zv/presidenti amerikan, Xhozef Bajden ka mbërritur para pak momentesh në aeroportin e Prishtinës, Avioni zbriti në pistë në orën 09.41 minuta, nën masa të rrepta sigurie. Nxënës të shkollës amerikane në Prishtinë, të veshur me kostume trandicionale kanë dalë për të pritur Biden, duke i uruar atij mirëseardhjen.
Delegacioni i pritjes përbëhet nga ambasadorja amerikane ne Kosove, minsitri i Jashtëm, Skënder Hyseni dhe dy zonjat e krerëve më të lartë të shtetit, Zonja Sejdiu e Thaci. Megjithatë, axhenda e udhëtimit është ndryshuar. Ndryshe ngase ishte parashikuar, Biden është nisur me helikopter drejt Kuvendit të Kosovës. Më parë, ishte paralajmëruar se zyrtari i lartë amerikan do të udhëtonte me makinë nga fshati Sllatinë, ku ndodhet aeroporti deri në Prishtinë.
Biden zhvillon sot një vizitë në Kosovë
Prishtinë-Numri dy i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zhvillon sot një vizitë në Prishtinë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Joseph Biden pritet të theksojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një Kosovë të pandarë, të pavarur dhe shumetnike. Biden pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të vendit dhe të mbajë një fjalim në Parlament. Ai do të vizitojë manastirin e Deçanit dhe do ta përfundojë vizitën me një takim me trupat amerikane të stacionuara në Kosovë.
E gjithë klasa politike në Kosovë, e ka vlerësuar si vizitë historike ardhjen e Biden. Kjo është vizita më e rëndësishme që pas shpalljes së pavarësisë së Kosvës, më 17 maj të vitit të shkuar. Pjesa më e madhe e popullsisë së Kosovës, po e presin me entuziazëm ardhjen e zyrtarit të lartë amerikan. Ndërsa serbët në veri, kanë deklaruar se do të zhvillojnë protesta të fuqishme.