E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuere:Formimi i Qeverisë në duart e kryeministrit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere deklaroi se krijimi i Qeverisë së ardhshme dhe punëve të koalicionit është plotësisht në duar të kryeministrit, por sipas tij është me rëndësi që të ketë dialog gjithpërfshirës me të gjitha partitë.

Fuere shtoi se BE pret dialog gjithpërfshirës midis të gjitha partive politike. “Krijimi i koalicionit të ardhshëm dhe punëve të koalicionit është plotësisht në duart e kryeministrit, ndërsa me rëndësi është që të ketë dialog gjithëpërfshirës me të gjitha partitë”, deklaroi evroambasadori Fuere.

I pyetur se a do të jetë emri si kriter për fillimin e negociatave me BE-në, Fuere është thirrur në konkluzionet e Këshillit të Evropës ku sipas tij thuhen qartë se çka pritet nga Maqedonia.

“E rëndësishme është që Qeveria dhe të gjitha institucionet relevante të ngelin të fokusuara në reforma”, theksoi ambasadori i BE-së.

Ai nënvizoi se Qeveria duhet të pranojë çdo kritikë konstruktive pavarësisht se ajo vjen nga komuniteti i biznesit, sektori joqeveritar apo mediat.

“Kjo është një qasje e shëndoshë që Qeveria duhet ta pranojë. Aq më shumë që Qeveria do t`i pranojë kritikat aq më tepër do të jetë i fuqishëm dialogu midis të gjitha palëve”, deklaroi Fuere. (INA) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›