Fukushima, 11 500tone uje radioaktivne Oqeanin Paqësor
TOKIO- Operatori i centralit bërthamor japonez të Fukushimas "Tepco" njoftoi sot se do të hidhte në det 11 500 tonë ujë radioaktiv që është grumbulluar në impiantet e dëmtuara.
Një zëdhënës i shoqërisë Tokyo Electric Power (Tepco) saktësoi se afro 10 000 tonë ujë i përqëndruar në rezervuare dhe 1 500 tonë të tjerë që janë aktualisht në reaktorët 5 dhe 6 do të derdhen në oqeanin Paqësor.Ai nënvizoi se bëhej fjalë për nivel të ulët radioaktiviteti.
"Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të hedhin këtë ujë të kontaminuar në oqean si masë sigurie", tha zëdhënësi i qeverisë, Yukio Edano për televizionin.
(atsh/BalkanWeb)