E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Kuvendimiraton ndryshimine Kodit Zgjedhor

SHKUP- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë votoi 68 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor. Në këtë mbledhje u miratuan ndryshimet e mbi 35 ligjeve, të cilat në pjesën më të madhe kanë të bëjnë me reformat në administratën publike.

Janë miratuar edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me të cilat doktorëve të mjekësisë dhe stomatologëve u jepet vazhdimi i afatit për marrjen e licencave deri më 31 mars të vitit 2012, gjatë të cilit ata do të mund të përfitojnë numër plotësues të pikëve përmes vizitave në seminare dhe stërvitje.

Qeveria parashtroi në Kuvend edhe propozimin e ri për plotësimin e Kodit zgjedhor, i cili do të gjendet në rendin e ditës në mbledhjen e caktuar për datën 6 prill.

Në këto ndryshime janë të parashikuara vendime në pajtim me marrëveshjet e partive politike për transferimin e Qendrës së Zhupës nga njësia e gjashtë zgjedhore në të pestën, dhe partitë politike të kenë numër të njëjtë për të gjitha njësitë zgjedhore. Ndryshimet do të sillen me procedurë të shkurtuar.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›