Greqi, tmerr nëajër për 213pasagjerët
ATHINË- Minuta tmerri të madh kanë provuar në ajër 213 pasagjerët e avionit Boeing, pas alarmit për ekzistencën e një bombe në bordin e tij. Ndërsa ishte duke fluturuar në hapësirën ajrore greke, kapiteni i ekuipazhit mori një informacion se në bordin e avionit ishte vendosur një bombë.
Menjëherë 2 avionë luftarakë grekë F16 u ngritën nga baza ushtarake dhe e shoqëruan avionin e pasagjerëve deri sa ai u ul në aeroportin Venizelos të Athinës. Pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuuan dhe specialistët kryen kontrollin për bombën, kontroll që pritej të përfundonte në orën lokale 17 10 minuta.
Avioni Boeing i kompanisë së fluturimeve Tomson ishte nisur nga Bristoli dhe fluturonte drejt Sharm el Sheik. Dy F-16 u ngritën nga baza ajrore Force që çoi avioni në mënyrë të sigurtë në Venizelos Eleftherios.
(e.m/BalkanWeb)