E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fukushima, ndalohet qarkullimi 20 km rreth centralit

Qeveria japoneze ka ndaluar hyrjen në një zone prej 20 kilometrash përreth centralit bërthamor të Fukushimës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Naoto Kan, gjatë një vizite në zonë.

Deri tani qeveria u kishte rekomanduar banorëve që nuk kishin lënë ende zonën, që të largoheshin, por pa vendosur kufizime.

Një anëtari të çdo familjeje të evakuuar do t`i jepet një leje prej dy orësh për të lejuar rekuperimin e të mirave dhe objekteve, me përjashtim të atyre që jetonin në një distancë më të vogël se 3 kilometra nga centralit i dëmtuar nga cunami që erdhi pas tërmetit të 11 marsit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›