Obama: Dështimi për të ulur borxhin me pasoja për SHBA
Ndërsa vëmendja e botës përqendrohet në faktin nëse ekonomia më e madhe e globit do të verë nën kontroll financat, presidenti Obama po përçon mesazhin e ndarjes së përgjegjshmërisë. Një nga këto përgjegjësi është zgjidhja e mosmarrëveshjeve ideologjike mes palëve dhe deficiti në rritje.
“Demokratët dhe republikanët janë dakord që duhet të pakësohet defiçiti. Në fakt, ka një marrëveshje se duhet të shkurtohen shpenzimet me gati 4 trilion dollarë gjatë një periudhe afatmesme. Dhe kjo është shenjë e mirë”- ka thënë obama Me borxhin kombëtar tani 14 trilion dollarë dhe në rritje, shumë njerëz nuk janë optimistë.
Të hënën agjencia e nivelit të kreditimit Standard and Poor uli parashikimin ekonomik për Shtetet e Bashkuara nga të qëndrueshëm në negativ, duke sjell në rënie të tregut të aksioneve në Amerikë dhe Evropë. Sipas ekspertit David Beers, “Arsyeja për parashikimin negativ është se pas asaj që mendojnë ata, se është rritje e vazhdueshme e borxhit të qeverisë, qëndron fakti se është e pasigurt nëse Kongresi apo administrata mund të arrijnë një marrëveshje gjatë dy muajve të ardhshëm, apo deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”.
Republikanët kërkojnë të shkurtojnë shpenzimet me 6 trilionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme, duke shkurtuar shpenzimet qeveritare në kujdesin shëndetësor dhe programe të tjera sociale, ndërsa Obama propozoi një sërë shkurtimesh të shpenzimeve dhe rritje të taksave për të pasurit. Analistët thonë se dështimi për të vepruar mund të ketë pasoja të mëdha.
Sipas tyre, nëse Shtetet e Bashkuara do ta humbisnin nivelin aktual, kostot e huave do të rriteshin për të gjithë. Dollari do të dobësohej dhe gatishmëria e pjesës tjetër të botës për të mbajtur asetet amerikane,do të binte. Në këtë mënyrë, të gjithë do të vuanin pasojat e uljes së nivelit të besueshmërisë së kreditimit”.