E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, vriten shtatë civilë nga sulmet e NATO-s

Mediat libiane kanë raportuar vdekjen e 7 civilëve dhe plagosjen e 18 të tjerëve në një sulm të NATO-s në jugperëndim të Tripolit.

Agjencia zyrtare Jana ka theksuar se avionët e koalicionit kanë goditur zonën e Khellat Al-Ferjan dhe mes viktimave ka edhe gra dhe fëmijë.

Gjithashtu është bombarduar edhe Bir Al-Ghanam, 50 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›